Lajme
Projekti “Ura 2” për të riatdhesuarit kosovarë
Entit për Migracion dhe Refugjatë i Gjermanisë dhe Zyrës Franceze për Migracion dhe Refugjatë lansuan projektin “Ura 2” për t’i mbështet riintegrimin e të riatdhesuarve
Riatdhesimi i personave të kthyer, mbetet njëri nga kushtet themelore të Kosovës për liberlazimin e vizave me Bashkimin Evropian. Prandaj, për të përmbushur këtë kriter, autoritetet gjermane dhe ato franceze kanë formuar një projekt me emrin “Ura 2”, që planifikon t’i mbështesin personat e riatdhesuar.
Projekti “Ura 2” që realizohet në Kosovë, ka filluar nga tetori i këtij viti, nëpërmjet Entit për Migracion dhe Refugjatë (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge – BAMF) dhe Zyrës Franceze për Migracion dhe Refugjatë (Office Français de l’Immigration et de l’Intégration – OFII).
Zyrtarisht “Ura 2” nisi sot nëpërmjet një ceremonie zyrtare që u mbajt në Prishtinë. Ceremonia e hapjes është bërë nga Udhëheqësi i Sektorit nga BAMF, Hartmut Sprung, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII, Carole Leleu si dhe përfaqësues të të dyja ambasadave.
‘Me këtë projekt të përbashkët duam që të riatdhesuarit në Kosovë t’i përkrahim me synim të caktuar që të integrohen në aspektin social dhe ekonomik në atdheun e tyre të ri dhe të vjetër dhe që ta ndërtojnë një jetë të re këtu”, tha Sprung, raportojnë mediet në Kosovë.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII-it, tha se fillimi i projektit të përbashkët do të kontribuojë që bashkëpunimi konstruktiv dhe i suksesshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve të thellohet.
Projekti “URA 2“ përkrah të kthyerit nga Gjermania dhe Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë përmes shërbimeve të këshillimit dhe shërbimeve tjera.
Në Qendrën për Kthim në Prishtinë, e cila do të përkrahet në kuadër të këtij projekti, të riatdhesuarit marrin ndër tjerash ndihma direkte për banim dhe mobilim, për trajtime mjekësore apo medikamente dhe u mundësohet pjesëmarrja në shkollime të vazhdueshme profesionale apo trajnime mbi themelimin e bizneseve.
Në kuadër të këtij projekti, enti francez do ta shfrytëzojë inftrastrukturën ekzistuese, që në kuadër të një pilot-projekti njëvjeçar t’i përkrah të kthyerit vullnetarë nga Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë.
Ndryshe, në janar 2013 Ministri Federal për Punë të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë dhe homologu i tij francez kanë nënshkruar një Deklaratë të qëllimit të bashkëpunimit në çështje të riintegrimit. Të dyja palët deklarojnë përmes kësaj dëshirën e tyre të përbashkët, që ta forcojnë bashkëpunimin në sferën e riintegrimmit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












