Lajme
Çitaku “thyen akullin”, vizitoi Preshevën
Vlora Çitaku, ministra e Integrimit e vizitoi Luginën e Preshevës. Ajo tha se Qeveria e Kosovës do ta bëjë të pamundurën që në çdo aspekt të ndihmojmë dhe përkrahim shqiptarët në Luginë
Me këtë rast ministrja Çitaku e siguroi Mustafa se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo u shpreh e lumtur që e vizitoi Preshevën, për herë të parë në cilësinë e Ministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ju faleminderit shumë për mikpritjen. Me këtë rast dua edhe një herë të theksoj se qeveria jonë është e vetëdijshme për situatën e shqiptarëve në komunën tuaj dhe se ne do ta bëjë të pamundurën që në çdo aspekt të ndihmojmë dhe përkrahim qytetarët tuaj. Dua ta dini se nuk jeni vetëm”, deklaroi Çitaku.
Gjatë qëndrimit në Preshevë, ministrja Çitaku vizitoi edhe shkollën fillore “Selami Hallaçi” ku bëri një donacion simbolik të librave shkollor për nxënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast bëri publik zotimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e themelimit të një biblioteke për qytetarët e kësaj zone.
Më pastaj, ministrja Çitaku përfundoi vizitën e saj me një takim me të rinjtë shqiptarë nga shoqëria civile e kësaj treve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









