Lajme
Në zgjedhje votuan 45.7 për qind e kosovarëve
Hije të keqe procesit zgjedhor i ka dhënë dhuna e disa huliganëve në veriun e Kosovës, të cilët edhe kanë penguar votimin normal në Mitrovicën e veriut
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të mbyllura të gjitha qendrat e votimit, ndërsa zgjedhjet i ka konsideruar të suksesshme me një pjesëmarrje deri në 45 për qind. Megjithatë hije të keqe procesit zgjedhor i kanë dhënë disa huliganë serbë, të cilët edhe kanë penguar votimin normal në veriun e Kosovës.
Në konferencën e fundit për media, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së th se zgjedhjet e sotme kanë qenë të suksesshme si dhe ka pasur rritje për 100 mijë persona në krahasim me vitin 2009. Sipas KQZ-së, ky proces është përcjellë me dia parregullsi të vogla.
KQZ bënë të ditur se deri në ora 19:00, në të gjitha komunat e Kosovës, kanë dalë në zgjedhje 45.7 % e popullsisë së Kosovës apo 514.780 persona. Numri i votuesve do të rritet kur të numërohen edhe votat e serbëve në katër komunat e veriut, për të cilat KLQZ duhet të marrë informacione nga OSBE.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se një grupi serbësh kanë ndërhyrë në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Sava”në veri të Mitrovicës.
Madje sipas burimeve nga veriu, atje ka intervenuar edhe policia e EULEX-it, ndërsa mund të ketë edhe të plagosur. Që situata të vihet nën kontroll është dashtë të ndërhynë njësitet elite të EULEX-it për t’i mbrojtur qendrat e vendvotimit, pasi që grupe huliganët e maskuar me shkopinj bejsbolli kanë penguar votimin/
Ndërkaq kandidati për kryetar i listës “Srpska” për kryetar të Mitrovicës veriore, Kërstimir Pantiq, ka mbajtur një takim i cili ka thënë se personat të cilët kanë hyrë më maska në shkollë i kanë lënduar dy gra.
Pantiq, siç raportojnë mediat e Prishtinës i ka quajtur të dështuara zgjedhjet ndërkaq lista serbe i ka tërhequr komisionarët nga të gjitha vendvotimet e veriut. Pantiq ka bërë thirrje nga shtetit serb që të bëjë një zgjidhje, pasi sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare këtu nuk ka bërë asgjë.
Në anën tjetër, autoritetet në Beograd janë shprehur të gatshme për të ndërhyrë me njësite të xhandarmërisë për t’i siguruara vendvotimet. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili tha se sovraniteti i Kosovës është i garantuar dhe nuk guxon të shkelet.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












