Lajme
Nuk ka rritje buxheti për asistencën sociale
Megjithatë, një mundësi për rritje të asistencës sociale mund të bëhet nëse arrihen të bëhen kursime brenda buxhetit që e ka Ministria
Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës për vitin 2014 pritet të jetë i njëjtë me atë të këtij viti. Mos rritja e buxhetit për këtë ministri pamundëson edhe ngritjen e asistencës sociale për familjet, të cilat marrin këtë ndihmë, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të kësaj ministrie.
Megjithatë, një mundësi për rritje të asistencës sociale, sipas Muhamet Gjocajt, drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, mund të bëhet nëse arrihen të bëhen kursime brenda buxhetit që e ka Ministria.
Buxheti i Ministrisë për vitin 2013 ka qenë 222 milionë euro. “Nuk mund të thuhet as po as jo, pasi që buxhetin e kemi të njëjtë me atë të vitit 2013. Ministria e Financave na ka bërë me dije që, nëse ne mund të bëjmë kursime brenda këtij buxheti, atëherë mund të bëjmë rritje. Ne kemi premtuar disa ndryshime me plotësim-ndryshimin e Ligjit të skemës së ndihmës sociale dhe nëse arrijmë t’i plotësojmë ato obligime atëherë mund të konsiderohet të ketë rritje”, thotë Gjocaj.
Sipas të dhënave zyrtare të MPMS-së, janë 29 mijë familje me rreth 150 mijë anëtarë, të cilët janë të varur nga asistenca sociale. Shuma e mjeteve të asistencës sociale për këto familje është prej 40 deri në 80 euro në muaj. Kosova ka të krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara dhe pensionet e Trepçës.
Feride Hyseni, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Kosovës, thotë se numri i familjeve që kanë nevojë për ndihma sociale është mjaft shqetësues dhe në rritje. Ajo tregon se Kryqi i Kuq mbështet rreth 18 mijë familje në asistencë sociale. “Përafërsisht ne kemi 18 mijë e 500 familje nevojtare, me siguri ka edhe më tepër. Ne bazohemi vetëm në identifikimin vetjak. Është numër shumë i madh dhe po shtohet dita -ditës”, bëri të ditur Hyseni.
Ajo thotë se familjet, të cilat marrin asistencë sociale nga shteti, jetojnë në kushte të rënda ekonomike e sociale, dhe mjetet që ata i marrin janë të pamjaftueshme, skruan ReL.
“Edhe ata që kanë përkrahje nga MPMS-ja, vlerë që është diku rreth 60 euro në muaj, nuk mjafton as për gjërat elementare”, shton Hyseni. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore kanë ngritur shqetësime të mëdha në Kosovë lidhur me varfërinë. Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











