Lajme
Vjeshta, vendimtare për vizat dhe MSA
Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, kërkoi nga ministrat e tij që ta lënë anash fushatën zgjedhore dhe t’i përkushtohen procesit integrues. Ai tha vizat dhe MSA janë shumë afër
Një ditë më parë, kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë në fushatën zgjedhore me të gjithë ministrat e kabinetit të tij, ndërsa sot ai kërkoi nga ministrat, që ta lënën anash fushatën dhe t’i qasen me seriozitet përmbushjes së kritereve për liberalizimit të vizave dhe për nisjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociiimit.
Deri në zgjedhjet e vitit 2010, kryeministri Thaçi kishte premtuar heqjen e vizave për 15 maj, ai tashmë këmbëngulë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për liberalizimin e vizave. Ndërsa hapja e negociatave për MSA, siç tha ai, tashmë ka ardhur në “prag” dhe më 18 tetor, nisin negocitat.
Këto komente kryeministri kosovar i bërë në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe Ekipit Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“Sot, jo rastësisht ju kemi ftuar, juve të cilët keni nderin dhe përgjegjësinë që të bartni mbi supe dy procese të rëndësishme, atë të liberalizimit të vizave dhe të nënshkrimit të MSA-së. Sot për ju kam vetëm një mesazh, pra të ruajmë integritetin e këtyre dy proceseve”, tha Thaçi.
Sipas tij, me asnjë çmim nuk do të lejohet që “fushata zgjedhore të ndikojë në uljen e përkushtimit dhe angazhimin për këto dy procese jetike për qytetarët e Kosovës”.
Vjeshta, siç tha Thaçi, është vendimtare për këto dy procese dhe kërkoi angazhim maksimal prej nga të gjithë aktorët e fshirë në procesin integrues.
“Me vizitën e Komisionarit për Zgjerim më 18 tetor, edhe formalisht fillon negocimi i MSA-së, ndërkohë, që brenda pak javësh presim misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave”, tha kryeministri në takim.
“Për ju, liberalizimi i vizave dhe MSA-ja, duhet të jenë prioritet absolut. Kërkoj që me asnjë çmim, vëmendja juaj të mos përqendrohet në fushatën për zgjedhjet lokale”, deklaroi Thaçi.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku tha se këtë javë, Kosova ka marrë konfirmimin nga Komisioni Evropian për përgatitjet në Bruksel për misionet vlerësuese për procesin e liberalizimit të vizave.
“Datat e sakta jemi duke i diskutuar, por pritet që misionet vlerësuese do të ndodhin gjatë muajit nëntor dhe do të mbulojnë: riatdhesimin, ri-integrimin; sigurinë e dokumenteve; dhe sipas të gjitha gjasave do të vlerësojnë edhe migrimin dhe azilin”, deklaroi ministrja Çitaku.
Misionet do të zhvillohen nga ekspertë të fushës të përzgjedhur nga shtete anëtare të BE-së dhe zyrtarë të Komisionit Evropian.
Sipas Çitakut, ata do të qëndrojnë në Kosovë për disa ditë dhe gjatë asaj kohe do të takohen me zyrtarë të Institucioneve të Kosovës, Organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfaqësuesve të Shoqërisë Civile etj, me ç’rast do të analizojnë zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.
Ndryshe, edhe një javë më parë kryeministri Hashim Thaçi tha se çështja e vizave do të dihet brenda vjeshtës së këtij viti, mirëpo këtë deklaratë, mediet në Prishtinë e konsideruan si fushatë parazgjedhore, pasi që edhe në zgjedhjet e kaluara Thaçi pari premtuar viza, ndërsa një e tillë nuk ndodhi.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












