Lajme
Në Kosovë, 30.9 për qind të papunë
Sipas Agjencisë së Statistikave, 30.9 për qind e popullsisë në Kosovë është e papunë, ndërsa në krahasim me një vit më parë, numri i të papunëve është ulur për 5 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të hënën, shifrat zyrtare të papunësisë në Kosovë, sipas të cilave, 30.9 për qind të popullsisë janë të pa papunë. Sipas raportit të ASK-së, 28.1 për qind e të papunëve janë meshkujt, ndërsa 40 për qind janë femrat.
Po ashtu, ASK-së thotë se në krahasim me një vit më parë, numri i të papunëve është ulur për 5 për qind. Paga neto te shumica e punonjësve ishte 300 deri 400 euro në muaj, ndërsa 16.8 për qind e personave të punësuar ka thënë se punonin në vende pune të paqëndrueshme.
Ndërkohë, sa i përket kohëzgjatjes së papunësisë, 59.8 për qind kanë qenë të papunë për më gjatë se 12 muaj.
Isa Krasniqi është kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ai tha se metodologjia dhe përkufizimet e aplikuara në këtë hulumtim kërkimor statistikor janë në harmoni me statistikat e Eurostat-it (zyra e statistikave e Bashkimit Evropian).
“Pothuajse dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë punë (15 deri në 64 vjeç). Nga popullsia në moshe pune, 63.1 për qind nuk janë ekonomikisht aktivë. Nga 36 .9 për qind të popullsisë që ekonomikisht është aktive 30.9 për qind janë të papunë”, tregon Krasniqi, citon REL.
Papunësia te të rinjtë, ndërkaq, vlerësohet të jetë shumë e lartë në Kosovë. Në vitin 2012, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë, krahasuar me të rriturit dhe ky dallim ishte më i shprehur tek meshkujt.
Më shumë se një e treta e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë nuk ishin në arsim, punësim apo trajnim.
Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Oltres thotë se nuk janë vetëm normat e larta të papunësisë që janë alarmante, por janë edhe normat jashtëzakonisht të ulëta të punësimit, në veçanti tek të rinjtë.
“Potenciali i zhvillimit të sotëm ekonomik për një vend të ri është i kufizuar seriozisht nëse më shumë se një e treta të rinjve të saj nuk ndjekin shkolla universitetet ose nuk punojnë për të pasur një pozicion për të fituar eksperiencën profesionale”, thekson Peter Oltres,
Ndryshe, sipas raportit të ASK-së, 8.5 për qind janë të vetëpunësuar, 88.9 për qind punojnë në kohë të plotë, ndërsa 11.1 për qind punojnë në kohë të pjesshme. Po ashtu, raporti tregon se të punësuarit në Qeverinë e Kosovës, punojnë 38 deri 39 orë në javë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











