Lajme
Bukuritë e Kosovës prezantohen edhe në Japoni
Kosova ka hasur në vëmendje të veçantë nga turistët dhe vizitorët japonezë, të cilët kanë shprehur dëshirë për të vizituar Kosovën, por dhe Ballkanin
Bukuritë e rralla turistike që ofron Kosova, janë prezantuar gjatë një panairi katërditor, para qytetarëve të Japonisë, por edhe të vendeve të tjera në lindjen e largët. Në kryeqytetin, Tokio autoritetet e Kosovës kanë prezantuan katër qytetet më të bukuar të vendet.
Peizazhi kosovar është prezantuar nga disa agjenci turistike të Kosovës, të cilat me iniciativën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe nën koordinimin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Ambasadës së Kosovës në Japoni dhe Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovë, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Tokio.
“Gjatë këtij panairi 4 ditor, Kosova ka hasur në vëmendje të veçantë nga turistët potencial dhe vizitorët e ndryshëm duke prezantuar paketa të ndryshme turistike nga agjencitë turistike që ishin pjesë e panairit”, thuhet në njoftim.
Petrit Riza nga AltaVia Travel, thotë që gjatë këtij panairi shumë të rëndësishëm për tregun kosovar, janë prezantuar paketa 4 ditore që një turist aziatik mund të bëj në Kosovë, duke filluar nga Prishtina e pastaj në Pejë, Gjakovë dhe duke përfunduar në Prizren.
Gjithashtu janë prezantuar paketa ballkanike që përfshinë shtetet e rajonit të Ballkanit në një udhëtim prej 11 ditësh. Si rezultat, kemi pritur shumë vizitor në shtandin tonë duke arritur të bëjmë marrëveshje me kompani Japoneze për të sjellë turistë në Kosovë.
Ky aktivitet vjen si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë për të promovuar bukuritë që Kosova ofron për vizitorët e huaj. Aktivitete të ngjashme do të ndodhin 4 herë në vit, në panairet më të famshme të turizmit, në Berlin, Londër, Stamboll dhe Tokio.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










