Lajme
Bosnja, 36 milionë dollarë investime jashtë vendit
Ajo ndiqet nga Mali i Zi, i cili ka bërë investime prej 27 milionë dollarësh, Shqipëria 23 milionë dhe Kosova, 20 milionë
Sipas një raporti që bën fjalë për investimet në botë, B e H me 36 milionë dollarë ka zënë vendin e 94 nga 190 vende kur është fjala për investime të drejtpërdrejta, jashtë, të bëra gjatë vitit të kaluar. Në mesin e vendeve të Evropës Juglindore, në këtë listë vetëm Serbia është përpara B e H investimet e të cilës gjatë vitit të kaluar jashtë vendit kapnin një vlerë prej 54 milionë dollarësh (në vendin e 85-të në listën globale) .
Kështu në këtë listë Bosnja ndiqet nga Mali i Zi, i cili ka bërë investime jashtë vendit prej 27 milionë dollarësh (vendi i 96 në botë), Shqipëria me 23 milionë (vendi 98 ) dhe Kosova me 20 milionë (vendi 99) .
Ndërkaq Maqedonia dhe Kroacia gjatë kësaj kohe kanë regjistruar edhe tërheqjen e investimeve në vendin e tyre në vlerë prej tetë respektivisht 99 milionë dollarësh. Në këtë mënyrë ato zënë pozita jashtëzakonisht të ulët në këtë ranglistë, 167 gjegjësisht 182 .
Ndërsa kur kemi të bëjmë me investimet totale bruto jashtë vendit, nga viti 1990 deri në vitin 2012, kompanitë e B e H gjatë kësaj periudhe investuar 286.000.000 dollarë jashtë, shumë kjo që e çon B e H në vendin 117 në botë, shkruan bosnia today.
Siç konstaton Makroekonomija.org,në mesin e vendet e rajonit tonë, sa i përket investimeve të huaja Kroacia, me 4.5 miliardë dollarë qëndron shumë më lart se vendet tjera të rajonit. Pas saj vjen Serbia me 2.2 miliardë euro e pastaj Mali i Zi me 414 milionë .
Më pak se B e H investime të huaja gjatë vitit 2012 në mesin e vendeve evropiane kishin vetëm Shqipëria me 206 milionë dollarë, Kosova 155 milionë, Moldavia 108 milionë dhe Maqedonia 105 milion dollarë.
Ekonomistët vendas thonë se ekonomia e B e H-së nuk kanë kapacitet për investime më të mëdha jashtë vendit. Sipas tyre B e H, ndryshe nga vendet e tjera në rajon, nuk ka banka të forta të vendit dhe qendra tregtare nëpërmjet të cilave do të zgjeronte biznesin dhe shtonte investimet jashtë.
“Shkalla prej 36 milionë dollarësh e investimeve jashtë vendit gjatë vitit të kaluar nuk paraqet ndonjë gjë të veçantë. Është interesante të shihet struktura e këtyre investimeve, gjegjësisht të konstatohet nëse ato janë në sektorin financiar dhe real, thotë Izudin Kesetovic, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Tuzlë .
Nëse ato janë në sektorin financiar, mund të jetë fjala për një investim të vogël të bankave dhe fondeve të investimeve. Ndërsa në sektorin real kemi të bëjmë me kapitalin fillestar për formimin e kompanive si “Energoinvest” në tregun arab dhe “Bosnalijek” në Rusi”, shprehet Kesetovic. Ai vë në dukje se pas luftës, në B e H janë shkatërruar shumica e sistemeve të mëdha ekonomike, si Unis,”prodhimet e drurit Sipad” dhe “Cajavec”.
Kjo dhe është arsyeja, sipas tij, pse nuk mund të priten më projekte të rëndësishme të huaja në Bosnjë.
“Kompanitë publike nuk po munden të realizojnë një rol as në vendin e tyre dhe aq më pak pastaj të investojnë jashtë vendit. Ndërsa nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të priten rezultate të mëdhatë do t`i jepnin shtytje përpara ekonomisë së B e H”, ka thënë Kesetovic
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














