Lajme
Kosovë, mbi 1300 shkurorëzime për një vit
Te shkurorëzimet numri i femrave me shkollë të mesme është 72.9 për qind, ndërsa e meshkujve 81.9 për qind. Në anën tjetër është rritë numri i kurorëzimeve për 4.8 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për “Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet” për vitin 2012 në Kosovë dhe në diasporë. Sipas kësaj agjencie, në vitin 2012 janë regjistruar 18 174 kurorëzime, ndërsa jenë regjistruar 1 328 shkurorëzime.
Prej kurorëzimeve, del se 17 169 janë regjistruar në Kosovë dhe 1005 kurorëzime janë regjistruar jashtë Kosovës.
Të dhënat në këto publikime, sipas ASK-së, janë rezultat i hulumtimeve të rregullta mujore, ndërkaq burim i të dhënave siç thuhet, është siguruar nga Librat Amzë për Kurorëzime dhe nga Gjykatat e Qarkut të Kosovës për shkurorëzime.
“Mosha mesatare e të martuarve është 29, 2 vjeçare. Kurse, shikuar nga ana gjinore, mosha mesatare e kurorëzimeve te meshkujt është 31,1 vjeçare, kurse te femrat është 27,4 vjeçare. Prej tyre, 89.7 për qind janë meshkuj beqarë që kurorëzohen dhe 95.8% janë femra beqare që kurorëzohen”, thuhet në raport të ASK-së.
Ndërkaq, sa u përket grup-moshave të shkurorëzimeve, del se te femrat janë moshat 25-29 vjeçare, me 331 shkurorëzime ose 24.9 për qind, kurse te meshkujt janë moshat 30-34 vjeçare, me 317 shkurorëzime ose 23.9 për qind.
Sa u përket kurorëzimeve, Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë, me 1 538 kurorëzime, ose 9.0 për qind, pastaj, Prishtina me 1 513 kurorëzime, ose 8.8 për qind, Podujeva me 1 102 kurorëzime, ose 6,4 për qind etj.
Ndërkaq, sipas kohëzgjatjes së martesës dominon viti i dytë i martesës me 13.7 për qind, pastaj viti i parë me 12.9 për qind dhe viti i tretë me 10.5 për qind të të shkurorëzuarve. Kurse, 83.4 për qind e të shkurorëzuarve janë me përkatësi etnike shqiptare.
Sipas përgatitjes shkollore të të kurorëzuarve dhe të të shkurorëzuarve dominon shkolla e mesme, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
“Te kurorëzimet, numri i meshkujve me shkollë të mesme është 70.0 për qind, ndërsa e femrave është 59.8 për qind. Ndërkaq, te shkurorëzimet numri i femrave me shkollë të mesme është 968 ose 72.9 për qind, ndërsa e meshkujve 1088 ose 81.9 për qind”, thuhet në raport.
Ndërsa sipas statistikave, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 70.0 për qind, pastaj bashkëshortët me dy fëmijë me 10.7 për qind dhe me një fëmijë me 9.5 për qind.
Krahasuar me vitin 2011, numri i kurorëzimeve në Kosovë gjatë vitit 2012, ka shënuar rritje prej 4.8 për qind ose në shifra: 18 174 kurorëzime në vitin 2012, përderisa në vitin 2011 ishin 17 343.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










