Lajme
Punëtorët në pritje të 20 përqindëshit
Janë rreth 1730 punëtorë kosovarë që po presin me vite të tëra, për të marrë 20 përqindëshin nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore. Durimit, sipas sindikalistëve, po i vjen fundi
Mijëra punëtorë kosovarë që kanë punuar me vite tëra nëpër ndërmarrjet shoqërore në ish-Jugosllavi, nuk i kanë marrë akoma 20 përqindëshin e shitjes së ndërmarrjeve nga procesi i privatizimit. Punëtorët, sipas sindikalistëve, e kanë humbur durimin nga pritjet më vitet të tëra.
Alush Sejdiu është nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ai shprehet kritik ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me vonesën e shpërndarjes së këtyre mjeteve.
Sejdiu tha për REL se punëtorët janë diskriminuar sa i përket kësaj çështjeje, sepse deri në tetë vjet duhet të presin që t’i marrin mjetet që u takojnë.
“Aty bëhen vonesa marramendëse. Ka tetë vjet që njerëzve nuk iu është shpërndarë 20 përqindëshi, edhe pse mjetet janë aty, dokumentacionin e kanë pasur aty. Ne nuk jemi fajtorë se a kanë apo nuk kanë staf që të procedojnë dokumentacionin”, deklaroi ai.
Ka shtatë apo tetë vjet që njerëzit, sipas tij, nuk e marrin 20 përqindëshin e shijes së ndërmarrjeve ku ata kanë punuar 20- 30 vjet, dhe sipas ligjit iu takon. “Dhe me ato kanë problem dhe bëhen lypsa me mjetet e veta, për të cilat kanë kontribuar me dekada”, thotë ai.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërkaq mohojnë se po zvarrisin shpërndarjen e 20 përqindëshit. Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci, thotë se janë duke punuar vazhdimisht për këtë çështje.
“Punëtorët e AKP-së janë duke punuar vazhdimisht për përgatitjen e këtyre listave. Ne pjesën tonë po e bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu që për pjesën e mbetur të 20 për qindëshit mbetet vendimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, që pa vendimin e tij nuk mund të shpërndahet 20 përqindëshi”, deklaron Gosalci.
Sidoqoftë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ditë më parë ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e pjesshme të 20 përqindëshit edhe për 21 ndërmarrje shoqërore.
Nga ky vendim do të përfitojnë 1736 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve, kurse shuma e përgjithshme që shpërndahet tek ata është 2 milionë e 578 mijë e 326 euro.
Gosalci tregon se agjencia këtë shumë të mjeteve e bart në llogari të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, ndërsa kjo e fundit do t’i shpërndajë mjetet te secili punëtor në llogari individuale.
Që nga fillimi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 77 milionë euro dhe kanë përfituar 36 mijë e 281 punëtorë. Kurse, gjatë këtij viti AKP-ja ka shpërndarë 7 milionë euro për 4 398 punëtorë, pa përfshirë këtu shpërndarjen e fundit.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










