Lajme
Qindra shqiptarë në luftën e Sirisë
Është një organizatë bamirëse turke, IHH e cila ka rekrutuar qindra shqiptarë duke i dërgon më pas në luftimet kundër qeverisë së Damaskut. Numri i shqiptarëve të rekrutuar është 769
Deri më tani janë evidentuar disa shqiptarë që janë vrarë në luftën qytetarë në Siri, si pjesëmarrës në grupet kryengritëse kundër qeverisë së Bashar al Asadit. Ndërsa janë disa qindra të tjerë që po marrin pjesë çdo ditë, në luftime në vatrat kryesore të luftën në Siri, raportojnë mediet shqiptare.
Sipas tyre, është një organizatë bamirëse turke, IHH e cila ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë duke i dërgon më pas në luftimet kundër qeverisë së Damaskut. Dërgimi në vatrat e luftës, siç raporton portali Farsnews, bëhet pas trajtimeve ushtarake në Turqi.
Organizata IHH mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga një grup ekstrem saudit ‘Wahhabi.
Deri tani numri i shqiptarëve të rekrutuar në Turqi është 769, të bashkuar me të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane. Shqiptari i fundit i një grupi prej 90 shtetasish që u dërguan në Stamboll nga Tirana, ishte më 30 qershor të këtij viti.
Burimi i kësaj agjencie, në kushte anonimati, ka thënë se ai u rikthyer në Shqipëri pasi kishte parë krimet e kryera nga terroristët kundër civilëve. “Gjatë qëndrimit të Tiranë, ai nuk e takoi familjen e tij pasi kishte frikë nga reagimi i zbulimit turk dhe mercenarët e tyre në Shqipëri”, citon kjo agjenci këtë burim.
Në qershor dhjetëra oficerë të ushtrisë amerikane iu bashkuan përmes provincës Hataj të Turqisë.
“Një aeroplan C-130 amerikane, që transportonte pajisje teknologjike të komunikacionit dhe 57 oficerë në pension, zbarkuan në provincën Hataj të Turqisë’, tha burimi më 23 qershor, duke folur në kushte anonimati.
Qëllimi i oficerëve amerikanë që të marrin përgjegjësinë e komandës qendrore të të gjitha aktiviteteve të rebelëve të armatosur. Amerika, gjithashtu ndihmon kryengritësit rebelë në Siri me pajisjen e tyre me armë përmes bazave të fshehta në Turqi dhe Jordani.
Përveç shtetasve shqiptarë, Turqia rekruton edhe shtetas nga Afganistani, Pakistani, Jemeni, Kuvajti, dhe vende të tjera arabe për të luftuar kundër qeverisë së Bashar al-Assad.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












