Lajme
Emigrimi i të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë
12 gushti, që njihet si Dita Botërore e Rinisë, fokusohet këtë vit më shumë tek problemi i emigracionit. Shqipëria vijon të jetë një vend me nivel të lartë të emigrimit të të rinjve
Eduardi është njëri nga të rinjtë shqiptarë që ka kryer studimet universitare në Itali dhe prej disa muajsh është punësuar në një kompani marketingu në Tiranë.
Ai mendon të rezistojë deri në fund të vitit se mos gjen një variant punësimi në kushte më të mira profesionale dhe page, në të kundërt, do të shkojë në emigracion në përpjekje për të përmbushur objektivat e tij.
Por ai nuk është i vetmi që ka “plan b” në karrierën e tij largimin nga vendi. Nga Shqipëria vijon largimi i të rinjve në emigracion, për qëllime ekonomike, për të kryer studime e kualifikime të ndryshme universitare, për bashkime me pjesën tjetër të familjes etj.
Vladimir Thano, i cili prej vitesh drejton degën për Shqipërinë të Federalistëve të Rinj Evropianë, mendon se në radhët e të rinjve shqiptarë ka ndryshim në këndvështrimin ndaj emigrimit.
Ata janë për një emigrim më të sigurt, kjo pas shumë historive dëshpëruese dhe përjetuese nga të afërmit e tyre para rreth dy dekadash, thotë Thano për DW.
“Disa mendojnë se jeta e re nis me një bursë studimi jashtë vendit. Në të njëjtën kohë edhe arsimohen edhe krijojnë lidhje të reja me komunitetin në vendin pritës, për të qëndruar përgjithmonë. Kjo shikohet si një mundësi shumë e mirë për t’ju ‘ikur’ halleve të jetesës në Shqipëri. Të tjerë mendojnë të kenë një punë sezonale si një mundësi shumë e mirë drejt pozicionimit në një vend të sigurt pune. Një pjesë tjetër rendin pas kompanive të cilat promovojnë pune jashtë vendit. Ka dhe nga ata që mendojnë se mundësia më e mirë është ajo që ofron tregu i punës përtej kontinentit evropian i cili ndodhet për vete në një periudhë të vështirë. Pra vihet re një lloj inteligjence në përzgjedhjen e vendeve, renditjen e tyre, informimin mbi kushtet ekonomike etj”, tha Thano
Vladimir Thano shton se organizata e tij në mënyrë të vazhdueshme ka në agjendë çështjen e emigrimit të të rinjve. Specifike është se debati mbi këtë argument bëhet përmes tryezave me të rinj nga vende të ndryshme.
Javën e tretë të tetorit të këtij viti është planifikuar të mbledhin bashkë në Shqipëri më shumë se 150 të rinj nga Evropa në një aktivitet multidimensional nën temën ‘Modeli i Bashkimit Evropian në Shqipëri’.
Një nga konferencat e posaçme do t’i kushtohet sfidave të emigracionit në radhët e të rinjve. Interesante është se do të ketë një shkëmbim eksperiencash mes përfaqësuesve nga vendet anëtare të BE, por dhe nga vendet e rajonit që e aspirojnë anëtarësimin.
Të rinjtë kanë shumë për të ndarë me njeri tjetrin dhe kjo përbën një prej dobive kryesore të aktiviteteve multinacionale ku në fokus janë tema që janë me interes të përbashkët”.
Thano mendon se koalicioni fitues u zgjedhjeve që do të qeverisë vendin pas pak javësh duhet të mbajë premtimet për të rinjtë, për të rritur besimin se ata mund të kontribuojnë për këtë vend. Në një vend si Shqipëria me një popullatë me moshë mesatare të re, sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme për dinamikën e zhvillimeve ekonomike e sociale dhe thellimin e reformave.
“Mesazhi më i qartë për krizën evropiane dhe papunësinë në kontinent erdhi nga presidenti francez Holande dhe kancelarja gjermane Merkel pak kohë më parë, me marrëveshjen e tyre që paketa financiare për të rinjtë dhe aftësimin profesional në Evropë të mbetet e lartë, si mënyra e vetme e ndihmës në këto momente të vështira. Në fund të gjithë duhet të pranojmë se kriza nuk erdhi nga të rinjtë, por pasojën e saj e vuajnë më shumë të rinjtë. Nën këtë moto shtetet evropiane kanë rritur buxhetin e përbashkët për të ndihmuar sa më shumë të rinjtë me subvencione në arsim profesional, trajnime kualifikuese, mekanizma dhe masa lehtësuese”.
Vladimir Thano thotë për DW se Shqipërisë i duhet të punojë shumë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










