Lajme
Ujqërit mbysin 150 dele në Lezhë
Përveç dëmit material, raportohet, se banorët e kësaj zone janë të rrezikuar nga epidemia, pasi që delet e ngordhura kanë mbetur në hapësirë duke kundërmuar
Temperaturat e larta duket se kanë “tronditur” një ujkonjë e cila me këlyshët e saj, kishin sulmuar një tufë delesh në rajonin e Lezhës në Shqipërinë e mesme, duke i mbytur rreth 150 prej tyre. Dëmi material konsiderohet se është shumë i madh, paqmë delet ishin një soj i veçantë i sjellë nga Greqia
Përveç dëmit material, raportohet, se banorët e kësaj zone janë të rrezikuar nga epidemia, pasi që delet e ngordhura kanë mbetur në hapësirë duke kundërmuar.
Ngjarja jo e zakontë, siç raporton “Shekulli” është shënuar në fshatin Torovicë të Lezhës. Mësohet se çobani është larguar vetëm për një moment nga tufa e deleve, ndërsa kur është kthyer është përballur me një skenë “horrori”.
Siç tregojnë banorët e zonës, një ujkonjë me këlyshët e saj ishte parë në zonën përreth, por që asnjëherë nuk kishte ndodhur që kafshët e egra të vërsuleshin edhe në fusha, duke mos kursyer edhe disa kuaj që ndodheshin pranë kullotës së deleve.
Dëmi i shkaktuar është shumë i madh, pasi delet mësohet se ishin blerë në Greqi me një çmim prej 200 euro për copë, pa përfshirë këtu edhe transportin.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











