Lajme
Kurti: Muskujt dhe truri janë në diasporë
Arsimi në Kosovë ka rënë aq poshtë sa që nuk mund të themi më se e kemi trurin brenda. Edhe trurin e kemi jashtë pra, përveç muskujve, tha lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që bashkatdhetarëve kosovarë t’u njihen tri lloj të drejtave nga ana e shtetit: të drejtën e nënshtetësisë së dyfishtë, të drejtën e votës pa pengesa burokratike si dhe statusin e refugjatit. Ai tha po ashtu kërkoi që mërgimtarëve t’u krijohen lehtësira në të gjitha aspektet.
Këto komente kryetari i Vetëvendosjes i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me mërgimtarët kosovarë të komunës së Gjilanit. Kurti tha se për bashkatdhetarët duhet të jenë tri lloje të lehtësimeve nga ana e shtetit: lehtësimet tatimore, lehtësimet administrative dhe lehtësimet bankare.
Albin Kurti tha se mërgata kosovare jo vetëm që është Ministri e Punëve të Jashtme, është Ministri e vërtetë e Ekonomisë, Financave dhe Mirëqenies Sociale. Pa paratë që i sjellin bashkatdhetarët në Kosovë për familjet, farefisin dhe miqtë e tyre, Kosova, sipas Kurtit, nuk do të mund të mbijetonte as disa muaj.
“Një herë një mik më pyeti se “Pse me 1 maj nuk protestohet nga ana e punëtorëve në Kosovë?”. Unë i thashë se punëtorët e Kosovës protestojnë, por ata protestojnë në Gjermani dhe Zvicër, se klasa jonë punëtore është atje”, deklaroi lideri i Vetëvendosjes.
Studentët më të mirë, profesorët më të zotë, ekspertët më të mëdhenj të popullit shqiptar, siçtha në vazhdim Kurti, janë nëpër universitetet evropiane. “Arsimi jonë ka rënë aq poshtë sa që nuk mund të themi më se e kemi trurin brenda. Edhe trurin e kemi jashtë pra, përveç muskujve”, tha Kurti.
Edhe patriotët më të mëdhenj, sipas tij, Kosova i ka në mërgatë. “Ata që po na e mbajnë paqen e brishtë, dikur na kanë mundësuar luftën çlirimtare. Pra, populli i Kosovës i ka muskujt, trurin dhe zemrën jashtë”, theksoi Kurti.
Në fund pati debat të hapur, ku bashkatdhetarët u shprehën të zhgënjyer me gjendjen në Kosovë, e posaçërisht në Gjilan, duke shtuar se po ndjehen të harruar dhe të anashkaluar nga shteti i Kosovës.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












