Lajme
Luksemburgu rikonfirmon mbështetje për Kosovën
Luksemburgu e ndihmon Kosovën në fushën e aftësimit profesional, shëndetësisë, ujësjellësit, ndërsa është shprehur nevoja për të vazhduar këtë ndihmë edhe në të ardhmen
Shefi i Misionit Diplomatik të Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, i rikonfirmoi ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Ai tha se Luksemburgu dëshiron që ky bashkëpunim të avancohet në të gjitha fushat.
Këto komente Weber i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin Ismajli. Vlen të theksohet se i tërë takimi u zhvilluar në gjuhën shqipe pasi diplomati Weber është njohës i mirë i gjuhës shqipe.
Ndërkaq, ministri Ismajli ka falënderuar diplomatin e Luksemburgut për ndihmën e madhe që ky shtet i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga vitet 99 dhe vazhdon t’i japë në zhvillimin sektorëve kyç për rritjen e kualitetit të shërbimeve për qytetarët e vendit.
Kreu i MZHE-së dhe diplomati Weber kanë nënvizuar nevojën e një kujdesi të shtuar në mbrojtjen e produktet vendore duke pasur parasysh që ka një mori të produkteve që prodhohen në vend, sidomos në projekte që financohen nga institucione ndërkombëtare.
Ministri Ismajli ka theksuar se duke qenë se Luksemburgu gëzon përvoja frytdhënëse në fusha të ndryshme, është mjaft e rëndësishme të shkëmbehen përvojat profesionale dhe njohuritë në fusha relevante për Kosovën si dhe të ndërtohen bashkërisht kapacitetet ekzistuese të burimeve njerëzore.
Gjithashtu, gjatë takimit janë prezantuar projektet që financohen nga Luksemburgu në fushën e aftësimit profesional, shëndetësisë, ujësjellësit si dhe mundësitë për investime në këta sektorë edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












