Lajme
Hollande, i brengosur me numrin e azilkërkuesve kosovarë
Presidenti Hollande ka shprehur brengosjen për numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova në Francë. Ai i ka thënë presidentes kosovare se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar
Sot, në Bërdo të Sllovenisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me presidentin e Republikës së Francës, zotëri Francois Hollande. Presidentja Jahjaga e falënderoi presidentin Hollande për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës që prej para, gjatë dhe pas luftës, në procesin e rindërtimit dhe të shtetndërtimit, si dhe në forcimin e konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, bëhet e ditur në një njoftim të presidencës.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim suksesi i qytetarëve dhe institucioneve të saj, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe theksoi se konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës gjithashtu po bëhet me ndihmën e miqve të saj, përfshirë edhe Francën. Ajo tha se është me rëndësi qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së, posaçërisht i atyre që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe lëvizja drejt pranimit të shtetit të Kosovës do të ndihmonte në avancimin e proceseve integruese të vendit, njofton Presidenca .
Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, shprehu interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë, për procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, si dhe për proceset e integrimit në BE. Ai posaçërisht u interesua për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe kapacitetet e saj, si dhe ndihmën që Franca dhe BE-ja mund të japin në këtë drejtim. Presidenti Hollande po ashtu shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














