Lajme
Shumë arsye për të ikur jashtë Kosovës
Rreth 49.8 për qind, ose gjysma e grupmoshës 20 deri 35 vjeçe, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se kanë tendencë për migrim
Papunësia e madhe, nepotizmi politik, korrupsioni, izolimi, etj, janë vetëm, disa nga arsyet që e bëjnë emigrimin e të rinjve të pandashëm. Madje shumë të rinj deklarojnë se me dëshirë, do të iknin nga Kosova për të shkuar në ndonjë nga vendet perëndimore.
Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, ata flasin edhe për arsyet se pse do të emigrojnë.
Por, ka edhe të rinj, të cilët perspektivën e tyre shohin në Kosovë dhe jo diku tjetër.Emir Haxhibeqiri ka përfunduar tre vjet të studimeve në Fakultetin Juridik. Ndonëse me shumë vështirësi financiare, ia kishte dalë të përfundonte këto vjet studimesh. Ai kishte një dëshirë, që pas studimeve të gjente një punë dhe me ato të ardhura të ndihmonte familjen, e cila ishte përkujdesur për edukimin e tij.
Por, ajo nuk ndodhi. Ai nuk arriti të gjente punë dhe arsyeja se pse ai dëshiron të migrojë, është pikërisht punësimi.
“Kudo vetëm jashtë Kosovës kisha shkuar. Këtu nuk ka perspektivë. Përfundon fakultetin dhe nuk arrin të gjesh punë. Është bërë njëjtë si për ata që përfundojnë shkollim superior si për ata që nuk kanë fakultet, të gjithë janë pa punë”, deklaroi Emiri.
Edhe Lum Plakiqi ka përfunduar shkollën e mesme dhe sivjet do të fillojë studimet në Universitetin e Prishtinës. Lumin e takuam në një lokal të kryeqytetit, derisa po pinte kafen e tij të mëngjesit.
Ai thotë se nuk e dëshiron aspak jetën larg familjes, por nëse do t’i jepej rasti të jetonte diku jashtë Kosovës, do të linte gjitha dhe do të shkonte. I pakënaqur me kushtet ekonomike dhe financiare, në të cilat jeton, mungesa e perspektivës, siç thotë ai, janë vetëm disa nga arsyet pse dëshiron të migrojë.
“Çdo kund e ke më mirë, në shtetet e zhvilluara të ofrojnë kushte më të mira të jetës standarde jetësor më të mirë, punësim dhe gjithçka që nuk ta ofron vendi ynë”, thotë Lumi.
Ndryshe, kohën e fundit janë rritur apetitet e të rinjve kosovarë për të migruar jashtë vendit. Madje javë më parë vetëm në Hungari janë evidentuar rreth 4 mijë kosovarë, të cilët kishin mësyrë vendet perëndimore për të kërkuar azil, por që ishin ndaluar nga autoritetet hungareze.
Lidershipi kosovar, ndërkaq vazhdon t’u bëj thirrje qytetarëve që mos emigrojnë jashtë vendit, sepse BE nuk jep azil për Kosovën. Po ashtu ata thonë se azili i rrejshëm është pengesa kryesore për liberalizimin e vizave.
“Në Kosovë nuk ka jetë të mirë, nuk të ofrojnë asgjë, nuk ka jetë të mirë për të rinj. Kosova nuk ta ofron punën shkollimin, gjithçka shkon keq këtu, dhe në momentin që na jepet, rasti do të kishim ikur nga Kosova”, shprehet Genta, një qytetare tjetër.
Ka të rinj kosovarë, të cilët do të migronin edhe në mënyrë ilegale për të shkuar në ndonjë shtet perëndimor vetëm për të bërë studime, siç i quajnë ata, cilësore.
Merita Bekteshi është njëra nga ato që sistemin e shkollimit në Kosovë e quan të dobët dhe larg standardeve evropiane. “Do të migroja në Londër për të studiuar mjekësinë. Ajo çfarë të ofron Londra, nuk ta ofron Kosova, në asnjë mënyrë. Po të më jepet mundësia sot do ta lija Kosovën”, shprehet ajo.
Sidoqoftë, për Njomza Preniqin, studente e Mjekësisë, Kosova është një vend që të ofron perspektivë që asnjë shtet tjetër nuk do t’iu ofronte kosovarëve.
“Nuk kam dëshirë të dal jashtë vendit për të jetuar. Këtu më duket se ka më shumë prospektivë se sa jashtë vendit”, thotë Njomëza.
Ndryshe, rreth 49.8 për qind, ose gjysma e grupmoshës 20 deri 35 vjeçe, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se kanë tendencë për migrim. Sipas hulumtimeve, shumica e atyre që dëshirojnë të ikin, janë të shtyrë nga papunësia, nepotizmi, korrupsioni dhe një mal çështjesh të tjera.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










