Lajme
Traktorët dhe biçikletat nuk e kanë vendin në autostradë
Policia: "Në çdo hyrje dalje të Autostradës janë të vendosura shenjat të cilat ndalojnë qarkullimin në këmbë, me biçikleta, me mjete bujqësore dhe auto-stop"
Këmbësorët, traktorët dhe biçikletat nuk kanë vend në autostradë. Por policia e Kosovës ka identifikuar tashmë raste kur jo vetëm traktorë dhe biçikleta por edhe këmbësorë kanë frekuentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për këtë arsye Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht tek pjesëmarrësit në autostradë që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos qarkullojnë në këmbë apo me mjete tjera që janë të ndaluara në autostradë.
Sipas policisë, mosrespektimi i rregullave në rrugë ku lejohet zhvillimi i shpejtësisë 130 km/h paraqet rrezik për jetën e qytetarëve sikurse të atyre që shëtisin këmbë po ashtu edhe të drejtuesve të automjeteve tjera, shkruan gazetaexpress.com.
“NJKA ka evidentuar disa dukuritë si shëtitje e qytetarëve këmbë nëpër Autostradë, shëtitja me biçikleta, ndalje auto-stop, futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar, kositja e barit në zonën e rrethuar; qarkullimi me mjete bujqësore (traktor etj.), dhe në çdo hyrje dalje të Autostradës janë të vendosura shenjat të cilat ndalojnë qarkullimin në këmbë, me biçikleta, me mjete bujqësore dhe auto-stop, por disa nga qytetarët nuk po i respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.
Po sipas saj, vjedhja e rrethojës së Autostradës ka mundësuar hyrjen e kafshëve të ndryshme brenda rrethojës dhe si pasojë janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, madje ka pasur disa aksidente të trafikut ku veturat janë përplasur me kafshë (qen endacak dhe kafshë të egra).
Sipas policisë, veprimet e tilla jo ligjore paraqesin rrezik të madh për pjesëmarrësit e komunikacionit në Autostradë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













