Lajme
Gjyqësia, më e korruptuara
Instituti Demokratik i Kosovës, i ka bërë thirrje këshillit gjyqësor që t’i largojë gjykatësit e korruptuar, në mënyrë q ëtë krijohen kushtet për gjyqësi të pavarur
Sipas Barometrit Global të Korrupsionit nga Transparency International, sektori më i korruptuar në Kosovë del të jetë gjyqësia, e cila pasohet nga partitë politike, shërbimet shëndetësore, Kuvendi i Kosovës, bizneset, sistemi arsimor, zyrtarët e institucioneve publike, policia dhe mediet.
Këto janë gjetjet më të reja në hulumtimin e perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin, të cilat janë bërë nga organizata Transparency International.
Bazuar në të dhënat që jep Transparency Iternational, rreth 48 për qind e qytetarëve të Kosovës konsiderojnë se gjatë dy viteve të fundit korrupsioni është rritur në masë të madhe, ndërkaq, rreth 17 për qind vlerësojnë se korrupsioni është rritur, por në masë të vogël. Rreth 67 për qind e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni është problem serioz në sektorin publik. Rreth 73 për qind e qytetarëve konsiderojnë se aksionet e qeverisë në luftë kundër korrupsionit janë jo efektive, shkruan radio Evropa e Lirë.
Dhënia e mitos, sipas kësaj organizate, është dukuri që është zgjeruar në shoqëri, më së shpeshti në shëndetësi, gjyqësi dhe polici. Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se prezenca e lartë e korrupsionit në institucione tregon se Kosova çdo ditë e më shumë po ngulfatet në korrupsion dhe në këtë mënyrë po bëhet e njohur ndërkombëtarisht për korrupsion, kriminalitet dhe dukuritë tjera negative.
Mustafa ka shtuar se në raportin e Transparency Internatiolan, thuhet se 85 për qind e qytetarëve, mendojnë apo kanë konfirmuar se janë të gatshëm për të nënshkruar peticion kundër korrupsionit dhe për t’iu bashkangjitur protestave paqësore kundër këtij fenomeni.
Në Kosovë tashmë ekzistojnë disa mekanizma të cilët janë të thirrur për ta luftuar korrupsionin, sikurse Agjencia Kundër Korrupsionit, Task Forca pranë Qeverisë së Kosovës dhe Këshilli Kombëtar kundër korrupsionit pranë presidencës së Kosovës. Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje qeverisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse që t’i lënë anash interesat personal dhe t’i ndërmarrin masat për ndërtimin e kapaciteteve në luftë kundër korrupsionit.
Duke marrë parasysh që gjyqësia është perceptuar si sektori më i korruptuar në vend, Instituti Demokratik i Kosovës, i ka bërë thirrje këshillit gjyqësor që t’i largojë gjykatësit e korruptuar, në mënyrë q ëtë krijohen kushtet për gjyqësi të pavarur.
Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky këshill i ka procedurat standarde disiplinore dhe në këtë kuptim sipas tij edhe më tej duhet të forcohet sektori i drejtësisë dhe i Këshillit Gjyqësor. Ai ka theksuar se personalisht ka hasur në situata që janë të dyshuara për korrupsion në gjyqësi.
Avni Zogiani nga organizata joqeveritare “Çohu”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë dy arsye kryesore pse nuk ka rezultate në luftimin e korrupsionit.
“E para është mungesa e integritetit institucional, përkatësisht mosfunksionimi i rolit kontrollues të pushteteve. Parlamenti nuk ka fuqi në raport me Qeverinë, por as gjyqësori nuk ka fuqi në raport me qeverinë. Kurse arsyeja e dytë, mendoj se janë ligjet e dobëta”.
“Ligjet e dobëta janë krijuar qëllimisht të tilla, për shkak se kanë qenë të ndikuara politikisht në vazhdimësi. Nuk kanë qenë ekspertë juridik ata që i kanë krijuar ligjet, por kanë qenë njerëzit që kanë qenë të lidhur me partitë politike”, theksoi Zogiani. Zogiani thotë se shembull më i mirë është ligji për konfiskimin e pasurive të paligjshme, i cili sipas tij, është përshtatur në mënyrë të tillë që klasa politike që pasurohet nga korrupsioni, të mos cenohet.
Ndryshe, Barometri Global i Korrupsionit nga Transparency International , është e vetmja anketë e opinionit publik, që zbulon pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve për korrupsionin. Barometri global i korrupsionit është bërë duke u bazuar në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 shtete.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










