Lajme
Rashiq: Problemi i pensioneve me Zvicrën, zgjidhet më 2014
“Unë zyrtarisht do të jem në Bernë më 4 dhjetor të këtij viti dhe presim ta bëjmë harmonizimin e dokumenteve”, ka thënë ministri Rashiq
Problemi i pensioneve të moshës dhe atyre të invaliditetit të kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë, do të zgjidhet gjatë vitit 2014. Kështu ka premtuar ministri kosovar i Punës dhe i Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, për gazetën “Epoka e re”.
Ministri Rashiq ka thënë se në fund të vitit do të ketë takime të nivelit të lartë me autoritetet zvicerane dhe janë duke i përgatitur dhe harmonizuar të gjitha dokumentet e nevojshme që të ketë një marrëveshje të re ndërmjet dy vendeve për këtë problem.
“Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim i njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë nga viti 1962. Shteti zviceran e ka filluar me Kosovën, pasi edhe me shtetet e tjera të rajonit ajo ende nuk ka marrëveshje të tillë”, ka deklaruar ai.
Ministri Rashiq ka bërë me dije se që nga vendimi i shtetit zviceran, që është marrë në vitin 2010, Qeveria e Kosovës ka filluar angazhimet e saj për ta zgjidhur këtë problem, që i ka prekur qindra kosovarë që e meritojnë të marrin mjetet e tyre.
“I kemi dërguar të gjitha dokumentet që i ka kërkuar Qeveria e Zvicrës. Ajo ka kërkuar kohë ta bëjë analizimin e dokumenteve dhe pas një periudhe kohore, kemi rezultate. Unë zyrtarisht do të jem në Bernë më 4 dhjetor të këtij viti dhe presim ta bëjmë harmonizimin e dokumenteve”, ka thënë Rashiq.
Edhe në të ardhmen Zvicra mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve të cilët kthehen të jetojnë në Kosovë. Kështu ka vendosur Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor që po zvarritet tash tre vjet.
Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje atë nuk mund ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve















