Lajme
Masa shtesë për sezonin turistik
"Do të ketë përcaktim të zonave ku lejohet përdorimi i motorëve të ujit, oraret e përdorimit të tyre etj."
Autoritetet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë masat për të përballuar fluksin e turistëve në Shqipëri.
Përveç organeve të qeverisjes vendëse, policive bashkiake, Inspektoratit të mjedisit, do të ofrohen edhe komisariatet e policisë së ndërhyrjes së shpejtë, thanë zyrtarë policorë në Tiranë.
Një ndër masat më të rrepta, sipas policisë, do të jetë lëvizja e mjeteve ujore.
“Do të ketë përcaktim të zonave ku lejohet përdorimi i motorëve të ujit, oraret e përdorimit të tyre, përcaktimin e vendeve të posaçme dhe shenjave dalluese, nëpërmjet të cilave tregohen korridoret e hyrje-daljeve të këtyre mjeteve në det, si dhe distancat e ushtrimit të lundrimit, përcaktimi i distancave jo më e vogël se 100-300 metra dhe jo më larg se 1 milje nga bregu”, thanë zyrtarët policorë.
Policia tha se ka marrë masa edhe për goditjen e veprimtarive kriminale në zonat turistike, si edhe për stabilizimin e qarkullimit rrugor.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











