Lajme
Maqedonia me ambient gjithnjë më të ndotur
Ambientalistët në Shkup thonë se duhet të punohet më shumë në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit të pastër
Viteve të fundit në Maqedoni janë miratur një sërë ligjesh për mbrojtjen e ambientit, në veçanti për parandalimin e ndotjes së ajrit dhe ujërave.
Por, sipas ekspertëve edhe pse ligjet janë miratuar, ato rrallëherë vihen zbatohen me çka ambient vazhdon edhe më tej të ndotet.
Në periferi të Shkupit gjendet fabrika për përpunimin e lëndëve kimike dhe përpunimin e detergjentit ‘ OHIS”, e cila nga shumë shoqata të mjedisit është vlerësuar si pika më e nxehtë për ndotjen e ambientit.
Këshilli për Fondin Ekologjik – GOF në bashkëpunim me sektorin për zhvillim industrial të Kombeve të Bashkuara, do të fillojë realizimin e një projekti për pastrimin e tokës në afërsi të fabrikës OHIS, që është një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit jetësor në Maqedoni.
Sipas zëvendësministrit për ambientin, Stevo Temelkovski, dikasteri i ekologjisë në bashkëpunim me koalicionin ” Ekologjia prioritet”, së shpejti do të filloj me realizimin e projektit “Dëshirojmë qytet të pastër- t’i eleminojmë pikat e nxehta”.
Ky projekt ka për qëllim të nxisë perfektët dhe qytetarët për të aktualizuar problemet me pikat problematike ekologjike në të gjitha komunat e Maqedonisë.
Në Maqedoninë lindore, si ndotës kryesorë të ambientit jetësor janë depozitat e mineraleve.
Në Probishtip edhe pas shumë iniciativave ka dështuar ideja për ndërtimin e një kolektori të pastrimit të ujërave nëntokësorë që dukshëm janë ndotur nga këto depozita.
Në Maqedoni janë etiketuar 15 pika të nxehta ekologjike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndotin ambientin jetësor, para së gjithash ajrin, ujin dhe tokën.
Në Manastir disa ditë me radhë në faqen e internetit të Ministrisë për Ambient jetësor, jepen të dhëna alarmuese për ndotjen e ajrit me pluhur të imët.
Sipas shoqatave ekologjike në këtë qytet, komuna nuk ka ndërmarrë asgjë për bllokimin e ndotjes meqë aparatura për matjen e ndotjes në këtë qytet nuk janë në funksion. Me ndotjen e ajrit përballet edhe Shkupi.
Sipas profesoreshës Cvetanka Popovska, ndotja e ajrit në Shkup ka të bëjë me urbanizimin e pakontrolluar të malit Vodno dhe Gazi Babës.
“Ndërtesat e larta rrëzë malit Vodno dhe në Gazi Babë ka ndaluar qarkullimin e lirë të ajrit në një pjesë të madhe te Shkupit, ku si pasojë pastrimi i ndotjes së ajrit nga komunikacioni dhe kapacitetet industriale, është vështirësuar dukshëm. Nëse dëshirojmë ajër të pastër në Shkup, duhet urgjentisht të ndërpriten ndërtimet rrëzë maleve të Shkupit”, thotë profesoresha nga Shkupi .
Një nga arsyet kryesore për ndotjen e ajrit në Shkup është edhe përdorimi i automjeteve të vjetra në komunikacion.
Nga shoqata ekologjike “ Front”, vlerësojnë se automjetet e vjetra në mënyrë të pakontrolluar ndotin ajrin e Shkupit.
“Vendimi i qeverisë për lejimin e importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vite, ishte tejet i dëmshëm për ambientin. Pas këtij vendimi në Shkup numri i automjeteve të vjetra u rrit për disa herë. Në Shkup nuk ka shfrytëzim racional të automjetev ndërsa shumë pak si mjet komunikimi përdoret biçikleta“, thotë Iskra Stojkovska nga shoqata ekologjike „Front“.
Petar Boshevski nga shoqata ekologjike “Ekoskop” thotë se në çdo qytet apo vendbanim të Maqedonisë ekzistojnë dy deri në tre pika të nxehta ekologjike.
Dhe derisa shoqatat ekologjike merren vetëm me ndotjen e ajrit – toka punuese , lumenjtë por edhe liqenet në vend, gjithnjë e më shumë po shndërrohen në deponi.
Pothuajse në çdo lum të Maqedonisë janë vendosur ndalimet për peshkim për shkak të ujit të ndotur ndërsa shpesh herë përsëriten edhe rastet kur mbi ujin e lumenjve dhe liqeneve notojnë peshq të ngordhur.
Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar dënime në të holla e deri në marrjen e lejes për punë për të gjitha kapacitetet industriale të cilat ndotin ambientin jetësor
/albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









