Lajme
Bankat kosovare, “açik dynjasë”
Bankat kosovare janë të lira për të përcaktuar çmimin e transaksionit bankar, prandaj kanë shtrenjtuar shërbimet. Kjo konsiderohet e papranueshme nga ekspertët
Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë t’i shfrytëzojnë maksimalisht qytetarët e vendit. Përveç tarifave ekstreme që aplikojnë në normat e interesit në kredi, që për shumëkënd janë fajde (15 për qind), ato kanë shtrenjtuar edhe transaksionet financiare, pagesat nëpërmjet bakës.
Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni, kurse në disa banka tjera mund të përfundosh shërbimet me një euro respektivisht 70 centë. Këto shërbime në bankat evropiane janë falas.
Ngritja e këtyre tarifave, për ekspertë të ekonomisë dhe qytetarë, konsiderohet e papranueshme dhe joreale në krahasim me pagat e klientëve të tyre.
Drita Selmani, një qytetare nga Prishtina, tregon se në njërën nga bankat komerciale në vend, i është kërkuar të paguajë provizion dy euro, për një pagesë të faturës.
“Pasi nuk isha kliente e bankës, ata më kërkuan 2 euro për pagesën e faturës. Pagesën nuk e përfundova dhe shkova në bankën ku edhe jam kliente. Është shumë shtrenjtë për kushtet, në të cilat jetojmë, nuk kemi nevojë që të japim dy euro më tepër provizion” , thotë Drita Selmani për REL.
Zyrtarë nga ProCredit Bank nëpërmjet postës elektronike kanë thënë se tarifat nuk janë ngritur, por ka pasur një diferencim të llojit të pagesave, duke i përfshirë provizionet.
Pra, pagesat për klientët e bankës janë të njëjta apo edhe zvogëluar nëse bëhen me e-banking. Kanë thënë ata. Në këtë kontekst, qëllimi i bankës është që të ulë përdorimin e parave të gatshme dhe të inkurajojë pagesat jo me para të gatshme dhe kanalet alternative, siç janë e-Banking, bankomatët, e tjera.
Një përgjigje e ngjashme i është dhënë nga bankat tjera edhe Institutit për Zhvillime të Avancuara, GAP, në një hulumtim që ka përfunduar me disa banka komerciale. Në numrin e fundit të Bankometri-it, ky institut ka sjellë informata të detajuara sa i përket tarifave të shërbimeve – respektivisht produkteve bankare.
Në bazë të bisedave joformale, përgjigjja e zyrtarëve të bankave, për institutin GAP, ka qenë se për shkak të kostos nga ngarkesa e madhe në sportele dhe me qëllim të edukimit të klientëve për përdorim të e-banking, bankat detyrohen të aplikojnë tarifa për shërbimet e tyre në sportele.
Aplikimi i tarifave të larta është dekurajues për qytetarët që pagesat e faturave të tyre t’i realizojnë përmes sistemit bankar, thotë Muhamet Sadiku, ekspert për çështje ekonomike.
Ai, ndërkaq, këto tarifa i arsyeton me mungesën e konkurrencës në sektorin bankar.
“Qytetarët kanë nevojë për pagesën e faturave të ndryshme dhe nëse kemi parasysh nivelin e të ardhurave personale, vërtet, duhet ndarë mjete të konsiderueshme nga paga prej 250 eurosh, për të mbuluar këto transaksione financiare. Dhe, kjo është dekurajuese për qytetarët që të vazhdojnë që faturat e veta t’i realizojnë me kanale bankare”, vlerëson Sadiku.
Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, konsideron se tarifat e shërbimeve bankare janë të larta, por ky fenomen shfrytëzohet nga bankat, për shkak se institucionet financiare janë të lira për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe normave të interesit.
Sidoqoftë, në bazë të statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2012, fitimet nga tarifat dhe komisionet te bankat komerciale kanë shënuar ngritje për 9% (3.2 milionë euro), apo 36.4 milionë në total.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









