Lajme
Në shtator përfundon Strategjia për Ri-integrim
Kjo strategji, sipas autoriteteve kosovare, do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Evropian për të riatdhesuarit
Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare janë duke e hartuar Strategjinë për Ri-integrimin, e cila do të jetë gati në mesin e shtatorit. Kjo strategji, sipas autoriteteve kosovare, do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Evropian për të riatdhesuarit.
Këto vlerësime dolën të mërkurën gjatë takimi një seance punuese mbi zhvillimin e Strategjisë për Ri-integrim, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit “Forcimin e Ri-pranimit dhe Ri-integrimit të qëndrueshëm në Kosovë”.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka theksoi se Strategjia e re e Ri-integrimit duhet të ketë standard evropian, por që gjithsesi duhet të përshtatet edhe me realitetin kosovar.
“MPB-ja ka bërë punë të konsiderueshme në strukturimin e Ri-integrimit dhe natyrisht është arritur në masë të mirë që ky standard për liberalizimin e vizave ka marrë formën e duhur institucionale” tha zëvendësministri Izmi Zeka.
Ai shtoi se strategjia e re që pritet të përfundojë kah mesi i muajit shtator të këtij viti, do të jetë pjesë e përbashkët e angazhimit të mekanizmave ndërkombëtarë si brenda ashtu dhe jashtë vendit, si dhe organizatave joqeveritare vendore.
Ndërkaq Thomas Gnocchi nga zyra e Bashkimit Evropian vlerësoi se procesi i ri-integrimit është proces me rëndësi për Qeverinë e Kosovës, si dhe është e rëndësishme të krijohen kushte që personat e riatdhesuar të bëjnë një regjistrim civil të rregullt.
Ndërsa, Meri Sisko-Eskola theskoi se projekti i Binjakëzimit “Forcimi i Ri-pranimit dhe Ri-integrimit të qëndrueshëm në Kosovë” po ndihmon këtë proces mjaft të rëndësishëm për Kosovën.
Qëllimi i seancës punuese ishte që të mbështeste zhvillimin e Strategjisë për Ri-integrim dhe të garantojë cilësinë e strategjisë se ardhshme me informacion më të gjere dhe vlerësime. Në këtë seancë ishte e pranishme edhe Fahrije Tërnava, përfaqësuese e Departamentit për Ri-integrim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











