Lajme
BE ua ”hapë derën” Kosovës e Serbisë
Duke e vlerësuar progresin në bisedimet Beograd-Prishtinë, ministrat e jashtëm të BE-së kanë rekomanduar hapjen e negociatave me Serbinë dhe fillimin e MSA-së me Kosovën
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur dyert dy shteteve ballkanike, Kosovës dhe Serbisë për integrim. Për Serbinë kanë rekomanduar që të nisin bisedimet për anëtarësim, ndërsa Kosovës ia kanë hapur rrugën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Pas takimi të ministrave të jashtëm evropian që u mbajt në Luksemburg, komisioneri evropian për Zgjerim Stefan Fuele ka thënë tha se gjithçka është gati që Kosovës t’i hapet rruga për integrime evropiane.
“Ministrat janë pajtuar që të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Mandati për këto negociata është caktuar, dhe ai formalisht do të miratohet të premten, dhe do të miratohen edhe konkluzionet e Këshillit të Evropës”, ka thënë komisionari Fuele raporton REL.
Sipas tij, negociatat për MSA-në me Kosovën “mund të nisin menjëherë” pasi ato të jenë adoptuar nga Këshilli i Evropës.
Edhe Serbia në anën tjetër ka marrë po ashtu vizën nga kryediplomatët e vendeve anëtare të unionit, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Fule tha se do të varet nga Këshilli i Evropës që të miratoj kornizën e tashme kohore nëse konferenca ndër-qeveritare do të zhvillohet “më së largu në janar të vitit të ardhshëm”.
“Por kjo nuk e përjashton mundësinë që ajo të ndodh edhe më herët”, tha Fuele.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle tha se përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të normalizuar raportet, duhet të pasojnë me një reagim nga BE-së.
“Kjo do të thotë se Këshilli i Evropës këtë javë do të vendos nëse do të nxjerr një datë konkrete për Serbinë, të cilën ne do ta mbështesnim. E tillë është situata në këtë moment. Mos prisni sot vendimin përfundimtar, sepse kurrë nuk është lajmëruar, dhe as që ishte paralajmëruar se në fund të javës do të merret vendimi në Këshillin Evropian”.
“Ne vetëm japim rekomandime shefava tanë të qeverive. Kurse sa i përket Parlamentit të Gjermanisë…mendoj se kolegët e mi kanë po ashtu një qasje konstruktive për këtë temë”, ka thënë Westerwelle.
Homologu i tij nga Danimarka Nikolaj Vamen tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur përparime gjatë negociatave.
“Nga perspektiva e Danimarkës, ne kemi parë një përparim të theksuar ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë. Plaga e përgjakshme e Evropës tani po shërohet, dhe të dy shtet mund të normalizojnë raportet e tyre”, tha Vamen.
Ato (Serbia dhe Kosova), sipas Vamen, i kanë plotësuar kërkesat që Evropa ua ka parashtruar, dhe Danimarka vlerëson se është e rëndësishme që BE-ja t’i dërgoj sinjal pozitiv atyre, dhe që sa më parë të jetë e mundur të hapen negociatat me Serbinë, dhe të ndërmerr hapat e mëtejmë për Kosovën.
Ndryshe, këto propozime do të shqyrtohen edhe një herë më 28 qershor, kur edhe pritet vendimi final. Këto vendime për Kosovën dhe Serbinë, vijnë si rezultat i bisedimeve Prishtinë-Beograd. Vendet anëtare te BE-së kanë rekomanduar disa herë se pa një pajtim ndërmjet dy vendeve nuk ka integrim.
Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë, ka thënë se Serbia do të marrë dritën e gjelbër, mirë-po ka mohuar se ajo do të dëgjojë për datën e anëtarësimit. Ai ka përsëritur se çelës i kësaj është zbatimi Marrëveshjes së Brukselit dhe se është i vetëdijshëm se për këtë duhet kohë dhe se ekzistojnë detaje të mundimshme që duhet të zgjidhen
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














