Lajme

Shkon në 19 numri i viktimave në Mal të Zi

Mediet njoftojnë se numri i viktimave të aksidentit që ndodhi në rrugën Podgoricë-Kollashin në Mal të Zi ka shkuar në 19. Katër pasagjerë të tjerë janë në rrezik për jetë

Autoritetet e Malit të Zi, raportojnë për 19 persona të vdekur dhe rreth 30 të lënduar pas aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në afërsi të Podgoricës. Autobusi kishte rënë në humnerë në kanjonin e lumit Moraça, ndërsa në bord kishte rreth pesëdhjetë  turistë rumunë.   

Mediet njoftojnë se numri i viktimave të aksidentit që ndodhi dje në rrugën Podgoricë-Kollashin në Mal të Zi, ka shkuar në 19. Po ashtu “Koha” raporton edhe për katër pasagjerë të tjerë të cilët gjendën në rrezik për jetë.

Siç raportohet, kjo fatkeqësi ka ndodhur pasi që autobusi me targa rumune kishte dalë nga rruga duke rënë në kanjonin e lumit Moraça në një thellësi 40 metrash.

Në fillim policia malazeze tha se bëhet fjalë për autobus ukrainas, por më vonë u konstatua se bëhet fjalë për autobus rumun, njoftoi kabineti i ministrit të Brendshëm të Malit të Zi. Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuare.

Sipas autoriteteve malazeze, autobusi sapo ka dalë nga tuneli, e ka goditur rrethojën e urës në anën e majtë dhe ka rënë në humnerë. Në Qendrën Klinike të Podgoricës janë sjellë për ndihmën mjekësore ose hospitalizuar 31 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, e ndër ta edhe një fëmijë.

 

08:30 -Potgoricë,  Aksidentohet autobusi, 18 turistë humbin jetën

18 turistë rumunë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë lënduar kur autobusi me të cilin udhëtonin humbi drejtimin dhe ra nga një urë në greminë të kanjonit Moraça në Mal të Zi, njoftojnë autoritetet malazeze

 

Shtatë pasagjerë, janë në gjendje të rëndë dhe mjekët në Podgoricë po vazhdojnë të luftojnë për jetën e tyre.

Sipas gazetës Vijesti, autobusi me targa të huaja u rrokullis në greminë të thellë rreth 40 metra, në rrugën Podgoricë-Kollashin.

Operacioni i kërkim shpëtimit, zgjati me orë të tëra ndërsa ambasadori rumun në Mal të Zi Mihail Flloroviq e përshkruajti këtë incidenti si “një tragjedi e madhe për vendin”.

Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuar nga Rumania.