Lajme
Në Kosovë akoma mijëra njerëz të zhvendosur
Kanë kaluar 14 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa mijëra njerëz akoma figurojnë si të zhvendosur. Sipas UNHCR-së, shumica dëshirojë të kthehen
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Komisioneri i Lartë për Refugjatë (UNHCR) raporton për mijëra kosovarë që akoma jetojnë si të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Këta kosovarë janë larguar nga shtëpitë gjatë luftës së vitit 1999 ose gjatë trazirave të vitit 2004.
Bazuar në hulumtimin e UNHCR-së, prej tyre, 557 familje serbe të Kosovës shprehin gatishmërinë për t’u kthyer në Kosovë nga Serbia, 107 familje rom, ashkali e egjiptian të Kosovës nga Mali i Zi, dhe 47 familje të komunitetit rom, ashkali, egjiptian nga ish republika jugosllave e Maqedonisë.
Pengesat kryesore për kthim, sipas UNHCR-së, janë, mungesa e fondeve për projektet e strehimit dhe mospasja e tokës për ndërtim, në veçanti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të cilët nuk posedojnë pronë.
Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Jo Hegenauer tha të enjten në Prishtinë në një konferencës për media, tha se rolin kryesor për një kthim të qëndrueshëm e kanë Qeveria e Kosovës, respektivisht ministritë veç e veç.
“Angazhimi i institucioneve dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë akterëve është element kyç për të krijuar kushtet për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme”, theksoi Hegenauer.
“Ne të gjithë duhet të bashkojmë përpjekjet tona në avokimin për fonde për projekte të kthimit, dhe ne e dimë se mund të llogarisim në angazhimin e autoriteteve komunale në alokimin e trojeve për ndërtim, veçmas për të kthyerit, të cilët nuk posedojnë pronë dhe në sigurimin se të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit kanë qasje të barabartë në të drejta dhe shërbime”, tha shefi Hegenauer.
Përveç kësaj, Kosova është bërë gjithashtu një destinacion për personat në nevojë për mbrojtje nga vende të ndryshme.
Rëndësia e mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të refugjatëve dhe azil kërkuesve në Kosovë dhe Ballkan u theksua nga Shefi i Misionit të UNHCR-së.
Në tri vitet e fundit, më shumë se 260 azilkërkues që vijnë nga vende të ndryshme kanë kërkuar azil në Kosovë. Çështja e sigurimit të mbrojtjes adekuate dhe me kohë për të gjithë ata që e meritojnë atë është bërë një çështje e rëndësishme për Kosovën.
Në këtë kontekst të bashkëpunimit, UNHCR-ja bëri një donacion librash në lidhje me ligjin për refugjatët për Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Dekani i Fakultetit, Bajram Ukaj mori zyrtarisht donacionin nga Zyrtari i Lartë i Mbrojtjes i UNHCR-së, Luca Curci, në prani të studentëve të Fakultetit Juridik.
Ndryshe UNHCR-ja hapi zyrën e saj të parë në Kosovë në vitin 1993 dhe aktualisht operon në të gjithë pesë rajonet e Kosovës. UNHCR siguron mbrojtje dhe ndihmë për refugjatët në mbarë botën.
UNHCR-ja aktualisht punon në më shumë se 120 vende dhe siguron mbrojtje dhe ndihmë për mbi 45 milionë njerëz në mbarë botën, refugjatët ose ata të zhvendosur brenda vendeve të tyre.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë gjithashtu kujdeset për azilkërkuesit, të kthyerit, dhe personat pa shtetësi.
Raporti vjetor i UNHCR-së për Trendin Global përcakton se si në fund të vitit 2012, më shumë se 45.2 milionë njerëz ishin në situata të zhvendosjes krahasuar me 42.5 milionë në fund të vitit 2011.
(15.4 milion refugjatë, 937.000 azilkërkues dhe 28,8 milionë njerëz që detyrohen të zhvendosen brenda kufijve të vendeve të tyre).
“Këto shifra janë alarmante dhe pasqyrojnë vuajtjet individuale në një shkallë të madhe dhe reflektojnë vështirësitë e komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e konflikteve dhe në promovimin e zgjidhjeve me kohë për këta njerëz”, tha shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Jo Hegenauer
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











