Lajme
Takimet teknike përfundojnë pa rezultat
Takimet e fundit në nivel teknik kanë vënë në pah çështjen, se ndërmjet Serbisë dhe Kosovës asnjë çështje nuk është e lehtë. Kërkohet ndërhyrja e Thaçit dhe Daçiqit
Autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit të përfshira në grupet teknike për zgjidhjen e disa çështjeve, si telekomin dhe energjinë, kanë dështuar që të gjejnë një kompromis. Pas disa orë negociatash, palët kanë ikur nga Brukseli duke i lënë këtë çështje nivelit politik, respektivisht kryeministrave Thaçi e Daçit.
Këta të fundit janë ftuar nga përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton për një takim që do të zhvillohet më 20 qershor.
Takimet e fundit në nivel teknik kanë vënë në pah çështjen, se ndërmjet Serbisë dhe Kosovës asnjë çështje nuk është e lehtë dhe nuk mund të zgjidhet pa fuqinë politike.
Shefja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja e Kosovës me të përfunduar takimi teknik, ka njoftuar para medieve se ndërmjet palëve ekzistojnë qëndrime të kundërta, ndërsa si zgjidhje ajo e shesh përfshirjen e dy kryeministrave.
Këtë qëndrim Tahiri e ka shfaqur pasi që në takimin e të hënës, siç tha ajo, pala serbe ka ardhur me disa pika të reja dhe kërkesa të reja të cilat kanë qenë të papranueshme për shkak se, siç ka thënë ajo për “Zëri”, janë tërësisht në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.
“Është insistimi i palës serbe për licencimin e një operatori mobil, çështje të cilën ne e kemi refuzuar edhe sot përsëri, sepse nuk është në pajtim me ligjet e shtetit tonë për çështjet e telekomunikacionit”, ka thënë Tahiri përkitazi me çështjen e telekomit.
Në agjendën e së hënës pos çështjes së energjisë, telekomit e drejtësisë, ishte edhe diskutimi në lidhje me sigurinë, çështjen e krijimit të asociacionit, si dhe bisedimet me OSBE-në për çështjet e zgjedhjeve lokale.
Ndryshe, mosmarrëveshjet ndërmjet dy shteteve do të ndikojnë që edhe Kosova edhe Serbia të humbin ritmin për integrim në BE. Brukseli javën e ardhshme do të vendosë nëse Kosova e meriton marrëveshjen për Stabilizim-Asociim ndërsa Serbia nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Të dy shtetet mund t’i shpëtojë vetëm takimi i të enjtes, ndërmjet dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në Bruksel
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









