Lajme
Kërkohet ndryshim i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Tregtisë, Eljana Naka tha se qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës dhe jo ngufatja e saj
Qeveria e Kosovës e shtyrë nga Bashkimi Evropian ka nisur procedurën për ndryshimin e Ligjit të Konkurrencës, i cili është treguar jofunksional dhe jo objektiv në relacion me kompanitë konkurruese. Palët e interesit kërkuar që ligji i vjetër të modifikohet në disa nene.
Lidhur me ndryshimin e këtij ligji, të hënën në Prishtinë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar tryezë me palët e interesit, për të diskutuar mundësitë e modifikimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Për ndryshimin e këtij ligji ka rekomanduar Komisioni Evropian në Raportimin e Studimit të Fizibilitetit. KE ka konstatuar se në Ligjin e Konkurrencës ka keqpërdorim të pozitës dominuese.
Edhe pse me një pjesëmarrje jo të kënaqshme, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Eljana Naka bëri hapjen e këtij takimi, duke thënë se qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës dhe jo ngulfatja e saj.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës sqaroi disa nga pikat e ndryshuara në këtë ligj, të cilat shihen të nevojshme, siç është Abuzimi i pozitës dominuese, ku dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura mund të jenë në pozitë dominuese nëse, në raport me konkurrentet e tyre veprojnë bashkërisht në treg.
“Supozohet se dy ose me shume ndërmarrje kane pozitë dominuese ne treg te mallrave dhe shërbimeve, dhe pjesëmarrja e përgjithshme e tyre ne treg kalon 60% apo me shumë (dominimi kolektiv)”, u tha në tryezë.
Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” prezantoi disa komente për nene të caktuara të ligjit duke thënë se forma e zbatimit të këtij ligji jashtë Kosovës të jetë më specifikues.
Ndërkaq, Dardan Abazi nga instituti INDEP tha se duhet të specifikohen afatet në këtë ligj. Propozimi i tij ishte që të ofrohet afati prej 25 ditës për ofrimin e dokumenteve, ndërsa të lejohet një afat prej 90 ditësh për përgjigje.
Ligji nr. 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës me 7 tetor 2010 është publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës me nr. 88/25 nëntor 2010. Me vendimin nr. 02/110 të Qeverisë së Kosovës, ka hyrë në Programin Legjislativ 2013 miratimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











