Shkurt.ch

Zviceranët e kanë trashëguar pasurinë

Nga 100 të anketuar në Zvicër me më shumë se 1.38 milionë franga zvicerane në llogari, 52 milionerë thonë ta kenë trashëguar pasurinë e tyre apo të kenë kursyer.

Vetëm 31 milionerë zviceranë e kanë fituar pasurinë nga biznesi i tyre.
 
Një studim i “Barclays Wealth” thotë se Zvicra për nga milionerët dallon nga e tërë bota. Në shumë vende të botës pasuritë janë në të vërtetë të fituara nga veprimtaritë biznesore (40%) sesa të trashëguara (26%).
Sondazhi me njerëzit e pasur në tërë botën, i ashtuquajtur “HNWIs” (High Net Worth Individuals) tregon se biznesmenët krijojnë më shpejt pasuri sesa ata të cilët i kanë fituar paratë e tyre me bonuse apo nga trashëgimia. Zviceranët më ngadalë bëhen të pasur sesa njerëzit e pasur në vendet e tjera.
 
Në Zvicër iu duhet të pasurve të shtojnë pasurinë e tyre më shumë se 30 vjet, ndërsa në Katar, për shembull, gjysma e të anketuarve ishin bërë të pasur për 10 vjet.
 
Mesatarisht pronarët e bizneseve dhe firmave shtojnë pasurinë e tyre gjatë një periudhe prej 16 vjetësh, ndërsa të tjerëve iu duhet deri 23 vjet.
 
Për studimin ” Wealth Insights”,  Barclays ka anketuar më shumë se 2000 të pasur në 17 shtete. Secili prej tyre kishte të paktën 1.38 milionë franga zvicerane në konto.