Shkurt.ch

Gati 12 mijë vende të lira për zanat

Pak para përfundimit të këtij viti shkollor ende mbeten të lira 11. 809 vende për zanate

 
Këto të dhëna u bënë publike në portalin zviceran për orientim shkollor Lena. Autoritetet jane befasuar se si  është e mundur që më shumë se 10 mijë vende janë ende të lira para pushimeve verore.
 
Të mërkurën Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI) do të publikojë rezultatet e një sondazhi që ka realizuar me kompanitë dhe të rinj në prill 2013, i ashtuquajturi barometër për zanat.
 
Thomas Daum, drejtor i Shoqatës së Punëdhënësve, thotë se kaq shumë vende për zanat janë të zbrazëta për shkak të numrit të të diplomuarve që është në rënie që nga viti 2009. 
 
Konkurrencë orientimit shkollor profesional po i bëjnë edhe gjimnazet.
 
Përveç kësaj, shumë kompani nuk preferojnë të plotësojnë vendet me të rinj nëse ata nuk janë një qind për qind të bindur me kualifikimet e aplikantëve.
 
Për më tepër, punëdhënësit ankohen se shumë të rinj preferojnë të kryejnë shkollat e larta.