Lajme
Kosova anëtarësohet në Bankën Zhvillimore të KE-së
Kosova është bërë anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të kësaj banke ka votuar që të pranohet aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësi të plotë në këtë institucion financiar, i cili është degë autonome e Këshillit të Evropës.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë bankë si aksionare e plotë sjell edhe përafrimin më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës me Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Bordi i drejtorëve të bankës në fjalë përbëhet nga ambasadorët e shteteve evropiane pranë Këshillit të Evropës.
Kjo Bankë është krijuar me 1956 dhe ka për agjendë reformat dhe përkrahjet sociale të shtresave më të rrezikuara në shtetet e ndryshme evropiane.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










