Lajme
Zgjedhjet lokale në tetor
Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga tha se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në gjithë Kosovës, edhe në komunat e veriut, brenda me 20 ose 27 tetor
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të përcaktohet për 20 ose 27 tetor 2013, si ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kështu ka deklarua presidentja kosovare gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Sipas një komunikate lëshuar nga Presidenca, thuhet se vendimi për të shpallë ditën e zgjedhjeve ka ardhur si rezultat i respektimit të marrëveshjen së Brukselit.
Ndërsa edhe takimi i presidentes Jahjaga me diplomatin Zbogar kishte në fokus procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat sipas ligjit aktual duhet të mbahen përfundimisht deri më datën 15 dhjetor
Ndërsa sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, zgjedhjet për 4 komunat në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, duhet të mbahen brenda muajit tetor.
Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet komunale duhet të mbahen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë, sepse kështu jepet mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës theksoi se është i domosdoshëm angazhimi dhe përkrahja e OSBE-së.
Zbogar, ndërkaq shprehu qëndrimin se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, të lira dhe të ndershme dhe të kenë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve dhe me këtë premtoi ndihmën e OSBE-së dhe angazhimin konkret.
Prandaj në këtë çështje u tha se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në gjithë Kosovës, edhe në komunat e veriut, brenda me 20 ose 27 tetorit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










