Lajme
Azilkërkuesit nga Shqipëria shqetësojnë BE-në
Vendet "atraktive" për azilkërkuesit nga Shqipëria janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu
Romët dhe ata që janë përfshirë në gjakmarrje përbëjnë numrin më madh të azilkërkuesve. Më shumë kërkesa janë regjistruar në Gjermani, Suedi, Belgjikë, Zvicër e Luksemburg, por dhe vende jashtë Schengenit.
Rreth dy vjet e gjysmë që kur nisi të aplikohet për qytetarët e Shqipërisë regjimi i lëvizjes pa viza për në zonën Schengen të BE-së procesi është i rrezikuar.
Për Komisionin Evropian janë shqetësuese raportimet nga vendet evropiane që flasin për rritje të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë.
Sipas burimeve të Komisionit në një kohë që trendi i kërkesave për azil nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia është në rënie, për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën kërkesat janë në rritje.
Konkretisht për Shqipërinë shtesa e kërkesave për azil shkon në kuotën 74 përqind.
Të lokalizuara si shtete “atraktive” për azilkërkuesit nga Shqipëria janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Kjo ka rikthyer shqetësimet e autoriteteve zyrtare në Tiranë se mos fluksi në rritje i atyre që thyejnë kushtet e regjimit të lëvizjes pa viza do të detyrojë Brukselin për masa të përkohshme ndëshkuese, duke rikthyer kushtet e udhëtimit për qytetarët vetëm pasi ata të jenë pajisur me viza nga zyrat konsullore të selive diplomatike të këtyre shteteve.
Për ekspertët kjo situatë do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Për Gledis Gjipalin drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, EMA, vendet që përballen me kërkesat në rritje për azil janë të detyruara që të bëjnë presion për të bërë pezullim në afat të caktuar të regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga vendet problematike të rajonit.
Për fat të keq aktualisht Shqipëria është në vend të parë në shfaqjen e këtij fenomeni dhe ajo që bie në sy është se veç Gjermanisë, Suedisë, Belgjikës, Zvicrës dhe Luksemburgut, kërkesa azili janë regjistruar së fundi dhe në Francë, apo në shtetet jashtë Schengen-it si në Britaninë e Madhe e Irlandë.
Me ndryshimet ligjore për të cilat ka marrëveshje mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është futur elementi i pezullimit të përkohshëm të lëvizjes pa viza, në një procedurë më të shkurtuar dhe fleksibël, thotë Gjipali për DW.
Shkaqet për rritjen e fluksit të azilantëve nga Shqipëria, sipas ekspertëve të integrimit, lidhen më shumë me problemet ekonomike. Në bazë të dokumenteve zyrtare bëhet fjalë për grupe të margjinalizuara, siç është konkretisht rasti i përfaqësuesve nga komuniteti rom.
Qytetarët e Shqipërisë kanë sigruar lëvizjen pa viza në zonën Schengen të BE-së që nga 15 dhjetori i vitit 2010. Po në këtë periudhë përfituan nga ky regjim dhe shtetasit e Bosnje Hercegovinës, ndërkohë që një vit më parë lëvizja pa viza në zonën Schengen është aplikuar edhe për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












