Lajme
Vështirë të gjesh një vend pune!
Sipas të dhënave të agjencisë shtetërore për punësim, Maqedonia ka 240 mijë të papunë, prej të cilëve 103 mijë janë aktivë në kërkimin e punës
“Sindroma” e papunësisë duket se i ka përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç Kosovës që ka një shkallë të papunësisë deri në 49 për qind, as Maqedonia nuk qëndron hiq më mirë. Edhe në këtë shtete është bërë tepër e vështirë për të gjet një vend pune.
Mediat nga Shkupi sjellin mesazhet e disa qytetarëve të cilët me vite të tëra po kërkojnë punë.
“Po të gjesh punë është shumë vështirë. Ka dhjetë vjet ka që jam paraqitur në Entin për Punësim. Ndryshojnë ligjet vetëm për t’i hequr sa më shumë nga Enti për Punësim. Gjejnë mënyra sa për ta zvogëluar numrin e të papunëve”, thotë Azir Alia, rreth 50 vjeç.
Nga ana tjetër, Nerimane Sakipi – Kamberaj, e cila është kthyer nga SHBA-ja, thotë se është detyruar pa ndihmën më të vogël të shtetit, të ngrejë një biznes privat. Duke komentuar kreditë e ofruara nga Qeveria për ndërmarrjet e vogla që synojnë stimulimin e uljes së papunësisë, ajo thotë se është shumë vështirë të arrihet te këto mjete:
“Që të arrish deri tek ato kredi, duhet të kompletesh shumë dokumente dhe të rinjtë s’i kanë ato. Po edhe nëse arrin t`i kompletosh, kuptohet se kush i merr ato para, i merr një numër i caktuar që fiton në konkurse, kuptohet me ndihmën e X personave”, deklaron ajo.
Vlatko Popovski është drejtori i Agjencisë për Punësim në Maqedoni. Ai thotë se gjatë tri viteve të fundit ka arritur të ulë numrin e të papunëve për 100 mijë, me gjithë faktin që vitin e kaluar Evropa është ballafaquar me krizë.
Popovski hedh poshtë kritikat e opozitës se numri i rënë është rezultat i fshirjes administrative të të papunëve nga evidenca, por nuk jep përgjigje precize sa i përket dallimit mes papunësisë së zvogëluar dhe numrit të të ripunësuarve.
“Na akuzojnë se i shlyejmë nga lista e të papunëve etj, por duhet të theksoj se vetëm 8 për qind e tyre janë ankuar nga numri i përgjithshëm sa janë hequr nga lista, e cila është spastruar nga mijëra qytetarë, të cilët nuk kërkojnë aktivisht punë, por paraqiten në Entin për Punësim vetëm e vetëm të shfrytëzojnë privilegje të caktuara nga shteti”, thekson Popovski.
Ndryshe, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore për punësim, Maqedonia me një popullsi rreth 2 milionë banorë ka 240 mijë të papunë, prej të cilëve 103 mijë, janë aktivë në kërkimin e punës, derisa 129 janë deklaruar si pasivë
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











