Lajme
Ratifikohet marrëveshja kulturore Maqedoni-Kosovë
Marrëveshja paraqet kornizë juridike për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes institucioneve kulturore në mes dy vendeve
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka miratuar Propozim-Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor me Republikën e Kosovës.
Me këtë marrëveshje, dy vendet forcojnë bashkëpunimin nçë të gjitha sferat kulturore dhe ato të trashëgimisë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha tha se kjo marrëveshje u nënshkrua në muajin shkurt të këtij viti nga ana e dy ministrave të kulturës në Prishtinë, mirëpo nuk është ratifikuar akoma nga Kuvendi i Maqedonisë, për t’u bërë e plotfuqishme.
“Marrëveshja në fjalë paraqet kornizë juridike për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes institucioneve kulturore në mes dy vendeve, me qëllim të këmbimit të pasurisë kulturore që është në funksion të afrimit të popujve të të dy vendeve”, deklaroi ai, raporton INA.
Me këtë marrëveshje, sipas tij, definohen format dhe lëmit e bashkëpunimit, këmbimi i ekspertëve, lëmit në të cilat do të mbështetet vendosja e kontakteve direkte, pjesëmarrja në seminare, konferenca në lëmin e botimeve, dhe kështu me radhë… etj.
“Po ashtu me marrëveshje nxitet bashkëpunimi në mes të rinjve, nëpërmjet të cilave do të determinohen mundësit për prezantim të pasurisë kulturore të të dy vendeve”, theksoi me tej Hoxha.
Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshje thellon bashkëpunim e mirë në mes dy vendeve. Maqedonia dhe Kosova pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kanë nënshkruar dhe ratifikuar më shumë se 25 marrëveshje, në shumë sfera qofshin politike, juridike apo ekonomike e kulturore.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












