Lajme
Prezantohet viza kosovare, dizajnues një mërgimtar
Autoritetet kosovare kanë prezantuar të mërkurën vizën e parë kosovare, e cila do t’u vendoset në pasaporta, qytetarëve të huaj që vijnë në Kosovë. Kjo vizë është dizajnuar një mërgimtar që jeton në Belgjikë, ndërsa do të aplikohet për 87 vende të ndryshe të botës që zgjedhin Kosovën si destinacion. Fituesi u shpall pas një […]
Autoritetet kosovare kanë prezantuar të mërkurën vizën e parë kosovare, e cila do t’u vendoset në pasaporta, qytetarëve të huaj që vijnë në Kosovë. Kjo vizë është dizajnuar një mërgimtar që jeton në Belgjikë, ndërsa do të aplikohet për 87 vende të ndryshe të botës që zgjedhin Kosovën si destinacion.
Fituesi u shpall pas një konkursi të shpallur nga organizata norvegjeze IMG, që implementon në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me mjetet e shtetit norvegjez.
“Vendosja e vizave për qytetarët e 87 shteteve, është obligim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës”, u tha të mërkurën një prezantim që bëri ministra e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Sipas saj, qytetarët e këtyre shteteve janë të njoftuar nga Ministra e Punëve të Jashtme për aplikimin e vizave nga fundi i këtij muaji.
Ministri Hoxhaj, siç thuhet ka paralajmëruar se konform afateve ligjore, sistemi do të lansohet si pilot projekt në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, prej nga edhe vijnë shumë pasagjerë nga Azia dhe Afrika në Kosovë.
“Pritet që deri në fund të vitit, Kosova të implementojë tërësisht regjimin e vizave, duke krijuar kështu një sistem të sigurt të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në Kosovë” thuhet në njoftim.
Komisioni i udhëhequr nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe stafi i Departamentit Konsullor të MPJ-së si dhe pala norvegjeze kanë përzgjedhur pamjen e vizës kosovare, duke u bazuar në aplikimet anonime dhe kushtet teknike të vëna në konkurs.
Viza e re e Republikës së Kosovës do t’i ketë masat e sigurisë, do të shtypet në letër speciale, e cila përdoret edhe për kartëmonedha dhe do të ketë edhe simbolet kryesore të Kosovës.
Fituesi Antuan Kurti, është dizajnuesi kosovar që jeton në Belgjikë. Vendin e dytë e fitoi dizajnuesi kosovar, Shpend Berbatovci, ndërsa vendin e tretë dizajnuesi, Norik Rizaj.
“Kosova duhet të ndërtojë sistem të mirë të mbrojtjes së azilkërkuesve, sistem të ri-integrimit të qytetarëve tanë që u refuzohet qëndrimi ilegal në BE, duhet të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por duhet edhe të përgatitemi të bëhemi anëtar të Zonës Schengen”, tha ministra Çitaku.
Sipas ministres kosovare, aplikimi i regjimit të vizave për shtetet e treta, parandalon emigrimin ilegal të këtyre vendeve në BE.
Ministrja Çitaku po ashtu shtoi se është e lumtur se u përzgjodh fituesi i dizajnit të vizave të Republikës së Kosovës dhe uroi Ministrinë e Jashtme për punën e mirë që është duke bërë në implementimin e kushteve për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












