Lajme
Azilkërkuesit e rremë, rrezikojnë vizat
Që nga heqja e vizave deri më tani, policia e Maqedonisë nuk ka lejuar rreth 9 mijë udhëtarë të kalojnë kufirin, duke dyshuar se po ikin në BE për të kërkuar azil
Lëvizja e lirë e qytetarëve të Maqedonisë nëpër vendet e BE-së, ua ka shtuar apetitet shumë qytetarëve që të kërkojnë azil të rrejshëm në BE. Kjo praktikë ka kthyer në debat parlamentar, kërkesën e disa ligjvënësve evropian për rikthimin e vizave për shtetet që nuk po arrin ta menaxhojnë liberalizimin.
Duke e parë rrezikun e vazhdueshme se vizat mund të kthehen, ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë një varg masash në bashkëpunim me institucionet e tjera, për parandalimin e dukurisë së azilkërkuesve të rrejshëm në BE.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, këto masa kanë dhënë rezultate, sepse është shënuar rënie e ndjeshme e numrit të personave, që përmes formave të ndryshme kanë tentuar të keqpërdorin benefitet e regjimit të lirë të vizave.
“Trupi koordinativ deri tani ka ndërmarrë masa në drejtim të pengimit të të ashtuquajturve azilantë të rrejshëm, me të cilët jemi ballafaquar periudhën e fundit. Në kuadër të këtyre masave janë bërë ndryshime ligjore, me të cilat keqpërdoruesit e regjimit të lirë të vizave mund të akuzohen për vepër penale”, tha ai, raporton DW.
Institucionet e Maqedonisë, sipas tij, janë të orientuara në dy drejtime, takime intensive me qytetarët për t’i njoftuar ata për rregullat e regjimit të vizave, si dhe masa të shtuara në vendkalimet kufitare, ku besohet se ka lëvizje të tilla të migrimit të jashtëligjshëm.
Sipas Ivo Kotevskit, që nga heqja e vizave deri më tani policia e Maqedonisë nuk ka lejuar kalimin e mbi 9 mijë udhëtarëve në vendkalimet kufitare, sepse ata kanë qenë të dyshuar se si destinacion të fundit kanë njërin nga vendet anëtare të BE-së.
Pas bisedave të zhvilluara me qytetarët, siç tha zëvendësministri, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë kontrolle rigoroze në 120 agjenci turistike dhe 38 ndërmarrje transportuese, me qëllim parandalimin e shkuarjes së azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia në vendet e BE-së.
“Ndaj 22 personave për shkak të dyshimeve se kanë organizuar grupe të azilkërkuesve të rrejshëm janë shqiptuar sanksione të ndryshme. Disa prej tyre po ndiqen edhe penalisht”, thotë Kotevski.
Për analistin Naser Zyberi institucionet e vendit nuk kanë reaguar me seriozitet në mesazhet, që vinin nga vendet e BE-së për numrin e madh të azilkërkuesve nga Maqedonia. Masat, që ndërmerreshin nga Maqedonia nuk jepnin rezultate, apo nuk ishin aq bindëse për t’i detyruar qytetarët të mos marrin rrugën drejt vendeve të BE-së.
“Një ndër masat e nevojshme për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve do të ishte krijimi i një standardi më të mirë për jetesë për ato grupe të qytetarëve, që janë të rrezikuar në aspektin social”, tha ai.
Investimi në rajonet më pak të zhvilluara dhe hapja e vendeve të reja të punës, sipas zyberit, do të ishte një prej mekanizmave më të sigurt për të parandaluar, që qytetarët e Maqedonisë të kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Faji për rikthimin e mundshëm të vizave për qytetarët e Maqedonisë duhet kërkuar tek institucionet e vendit, thotë profesoresha universitare Sonja Stojadinoviq.
“Ka pasur raste, kur familje të tëra me bagazh të shumtë kanë udhëtuar në ndonjë vend të BE-së dhe me siguri ata nuk kanë shkuar atje për vizitë apo në ndonjë udhëtim zyrtar. Thjesht ata kanë kaluar kufirin pa pengesa nga ana e institucioneve”, shprehet Stojadinoviq.
Eksperti për çështje ndërkombëtare Nazmi Maliqi thotë, se me sanksione dhe dënime nuk mund të sfidohet dukuria e azilkëruesve të rrejshëm. Krijimi i mirëqenies ekonomike, krijimi i kushteve minimale për jetesë, si dhe eleminimi i dallimeve sociale në rajone të caktuara të vendit, do të ishin masat më efektive në parandalimin e azilkërkuesve të rrejshëm.
“Qeveria është fajtorja kryesore, ajo nuk ka mbajtur llogari për mirëqenien e qytetarëve në viset më pak të zhvilluara të vendit. Varfëria ka ndikuar që shumë qytetarë të marrin rrugën për të kërkuar shpëtim nga skamja në shtetet e BE-së”, thotë Maliqi.
Bojan Mariqiq, nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, është optimist se qytetarët e Maqedonisë nuk do ta humbasin benefitin nga lëvizja e lirë, që e mundëson marrëveshja e Shengenit.
“Masat, që po ndërrmer Maqedonia, kanë ndikuar dukshëm që në 12 muajt e fundit të ulet numri i azilkërkuesve të rrejshëm nga vendi ynë”, konsideron ai.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









