Lajme
Forcohet miqësia Kosovë-Mali i Zi
Emri i Radovan Zogoviç, ish-disident malazez, i cili ka shkruar për krimet serbe në Kosovë, ka bashkuar në një forum të përbashkët, shqiptarët dhe malaziasit për të forcuar fqinjësinë
Nën organizimin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës dhe në mbështetje të qeverisë kosovare, për herë të parë në Prishtinë zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”, i cili ka për synim avancimin e raporteve ndëretnike shqiptare dhe malazeze.
Ky forum është mbështetur nga dy dikasteret e Qeverisë së Kosovës, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës, nga Ministra e Kulturës së Malit të Zi, si dhe nga Këshilli Britanik dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Gjatë dy ditëve të ardhshme në forum do të trajtojë një gamë të gjerë të marrëdhënieve duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi kanë një histori të gjatë të lidhjeve bilaterale dhe kanë shumë pika të përbashkëta të referencave kulturore. Ndërsa popullata shqiptare në Mal të Zi dhe popullata malazeze në Kosovë janë ura të lidhjes ndërmjet shteteve dhe mund të shërbejnë si platformë për krijimin e miqësisë së fuqishme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Një prej këtyre pikave të ndritura të historisë së përbashkët, siç thuhet është, është njëri prej poetëve më të mëdhenj malazez, Radovan Zogoviç.
Zogoviç ka lindur në Mal të Zi, por ka jetuar në Kosovë, dhe në vitin 1932 ka shkruar për mizoritë e kryera nga ana e ushtrisë serbe kundër popullatës shqiptare në rajon.
Më vonë, ai ka qenë një autor disident i ndaluar na regjimi komunist. Zogoviç ka ndërruar jetë në Beograd në vitin 1981, por dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset në Kosovën e tij të dashur.
“Sot, kur dy vendet janë vendosmërisht të përkushtuara në rrugën drejt integrimeve evropiane, ato kanë bashkëpunim në rritje sidomos në fushat e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe politike”, thuhet më tej në deklaratën e MPJ-së.
Ndryshe, këtë vit do të hapen ambasadat e dy shteteve në dy kryeqytetet gjegjëse, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”, organizohet për të shënuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













