Sport

Xhudistët kosovar kërkojnë suksesin në Mastersin

Të shtunën e të dielën, në Guangzhou të Kinës mbahet turneu Masters në të cilin paraqiten vetëm 16 xhudistët më të mirë të ranguar nëpër kategori.

Për nga pikët që ofron, Mastersi është garë dukshëm më e madhe se Kampionati Evropian apo turnetë Grand Prix e Grand Slam në të cilët kanë shkëlqyer xhudistët kosovarë këtë vit.

Vetëm Kampionati Botëror për Seniorë ofron më shumë pikë se Mastersi në ranglistën botërore.

Vendi i parë në Botëror siguron 2000 pikë, ndërsa vendi i parë në Masters 1800 pikë. Grand Slami ofron 1000 pikë për fituesin e së artës, ndërsa Evropiani dhe turnetë Grand Prix nga 700 pikë, shkruan Koha.net përcjell albinfo.ch

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka vendosur që Mastersi të jetë gara e fundit e vitit, për një përmbyllje me spektakël të vitit. Suksesin në Mastersin në Guangzhou e kërkojnë edhe tre xhudistë kosovar, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.