Lajme
Përparime të kënaqshme në diplomaci dhe telekom
Beogradi zyrtar nuk do të kundërshtojë nëse ITU vendos t'ia jap Kosovës njërin nga kodet e mundshme, 383 ose 384 për shfrytëzim, konsideron zëvendëskryeministrja Tahiri
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë vazhuar për dy ditë rresht takimet e nivelit teknik për zbatimin e Marrëveshjes në Bruksel, nën lehtësimin e BE-së, ndërsa kën arrit përparim të theksuar në fushën e shkëmbimit diplomatik dhe të telekomunikacionit.
Sipas një rezymeje berë zhvillimeve intensive dyditore, Qeveria e Kosovës vlerëson se në takimin e parë të këtij niveli, janë diskutuar çështjet e drejtësisë, sigurisë, të shkëmbimeve diplomatike, si dhe të energjisë dhe telekomit.
Pas përfundimit të takimeve dy ditore, kryesuesja e delegacionit të Prishtinës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se në këto bisedime, të gjata dhe intensive, janë shënuar përparime të theksuara në
drejtim të krijimit të planeve të detajuara për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.
“Në bisedimet e Brukselit ka mbizotëruar një atmosferë pune mjaft konstruktive si dhe ka pasur rezultate konkrete në kuadër të angazhimeve për të çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim”
deklaroi Tahiri.
Ajo theksoi se është biseduar për dinamikën e zhbërjes së strukturave ilegale serbe në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë si dhe për hapat që pala serbe duhet të ndërmarrë në këtë drejtim.
“Po ashtu, kemi diskutuar për çështjet e integrimit të individëve të komunitetit serb në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë të shtetit të Kosovës, nëpërmjet të një procesi të rekrutimit sipas ligjeve të
Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Po ashtu, gjatë dy ditëvë të shkuara, ajo tha se është diskutuar për çështjet dhe procedurat e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe Kartën
Evropiane për qeverisjen lokale.
Rezultati kryesor në ketë raund të bisedimeve, sipas Prishtinës zyrtare, ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për shkëmbimin e përfaqësimit diplomatik mes dyja të shteteve, Kosovës dhe Serbisë, sipas Marrëveshjejes e cila
është arrit më 17 qershor 2013.
Zëvendëskryeministrja Tahiri vlerësoi se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve si dhe përbënë një kontribut i rëndësishëm për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Poashtu, gjatë këtyre dy ditëve në Bruksel, grupet e eksperteve janë takuar dhe kanë biseduar edhe për çështjen e telekomit dhe të energjisë. Zëvendëskryeministrja Tahiri deklaroi se qëndrimet për telekomin në mes të dy shteteve janë përafruar.
“Është arritur pajtimi që brenda këtyre ditëve, ndërmjetësuesi nga Bashkimi Evropian të ofrojë zgjidhje konkrete duke ofruar një model i dalë si rezultat i këtyre bisedave”. tha jo.
Për sa i përket çështjes së kodit shtetërorë të Kosovës, Tahiri tha se Republika e Kosovës ka kërkuar dhe vazhdon të kërkoj që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) të vendos që njërin nga kodet e
mundshme, 383 ose 384 ti ndahet për shfrytëzim Kosovës.
“Në ketë drejtim pala serbe është pajtuar se nuk do të bëjë kundërshtime dhe se do të pajtohet me një vendim të tillë” deklaroi Tahiri.
Gjithashtu edhe sa i përket çështjes energjisë, sipas saj, janë shënuar përparime, por sikurse çështja e telekomit sic tha Tahiri, do të ketë die shtesë nga ana e BE-së me qëllim të që procesi të ec drejtë finalizimit të
marrëveshjeve.
“Rezultati i rëndësishëm që vlen të theksohet lidhur me këtë çështje është zotimi i palës serbe për vendosjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mes autoritetit të transmisionit të Kosovës KOSTT dhe aurotitetit homolog në
Serbi, si dhe mos të pengohet rruga e këtij institucioni për tu bërë pjesë e institucioneve evropiane”, tha Tahiri.
Takimet e radhës për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim vazhdojnë javën tjetër. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në përbërje kanë qenë edhe përfaqësues nga drejtësia, policia, diplomacia dhe shoqëria civile.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











