Shkurt.ch
Bankat zvicerane t`i bëjnë transparente të dhënat për SHBA-në
Ligji federal që rregullon këtë çështje duhet të hyjë në fuqi me procedurë emergjente më 1 korrik dhe për këtë çështje nuk është e mundur të mbahet referendum.
Këshilli Federal ka miratuar të mërkurën bazën ligjore në bazë të të cilës do tu mundësohet bankave për të zgjidhur mosmarrëveshjen e taksave në mënyrë të ligjshme. Mbetet e paqartë nëse Parlamenti do ta debatojë këtë çështje në sesionin e qershorit. Siç ka bërë të ditur ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf para medieve, ligji me këtë rast nuk do të ketë as afekt prapaveprues dhe as nuk do të jenë të nevojshme masa emergjente juridike. Po ashtu, federata nuk detyrohet të bëjë vetë pagesa.
Me bazën e re ligjore bankat nuk rrezikojnë që të akuzohen për veprimet e tyre të bëra për një shtet të huaj. “Ligji federal mbi masat për lehtësimin e zgjidhjes së konfliktit tatimor me SHBA-në” sipas ministres duhet të trajtohet nga të dyja dhomat e parlamentit në sesionin veror me procedurë të jashtëzakonshme dhe pastaj të hyjë në fuqi.
SHBA nuk është e gatshme të presë edhe më tutje, bën të ditur Ministria e Financave (EFD) në komunikatën e saj.
Ndërkohë që disa parti kundërshtojnë futjen në procedurë të jashtëzakonshme të këtoj ligji, sipas EFD veprimi i rregullimit të veçantë ligjor është i kufizuar brenda një viti.
Sipas komunikatës së publikuar të mërkurën, ligji federal duhet të hyjë në fuqi me procedurë emergjente më 1 korrik dhe për këtë çështje nuk është e mundur të mbahet referendum.
Ligji i planifikuar do tu mundësojë bankave që të bashkëepunojnë me autoritetet amerikane dhe t`u lënë atyre në dispozicion informatat lidhur me personat që kanë qenë të përsfhirë në bizneset amerikane të bankave përkatëse. Kështu, bankat zvicerane, praktikisht do të jenë të shtrënguara nga qeveria amerikane që të marrin pjesë në një program për pastrimin e borgjeve të vjetra, shkruan nzz.ch.
Por ministrja Schlumpf thotë se kjo gjë nuk ndryshon në thelb praktikën e deritashme. Bankat kanë edhe më tej mundësinë të mos marrin pjesë në programin e përmendur. Zvicra i ka sqaruar SHBA-së se hyrja në fuqi e ligjit do të kishte kuptim vetëm në rast se Zvicra do të kishte një bazë ligjore për këtë, por SHBA nuk ka qenë e gatshme të presë më, thotë ministrja.
Faktin se zgjidhja e konfliktit të taksave me SHBA-në nuk mund të bëhet me një marrëveshje ndërkombëtare, ministrja zvicerane e financave nuk e ka vlerësuar si negativ në vetvete. Sipas saj po bëhet fjalë për një zgjidhje tjetër, pa detyrime reciproke, e cila ka edhe përparësitë e veta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












