Lajme
Hapet Panairi i 6-të ndërkombëtar i Bujanocit
Më shumë se 60 kompani të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë prezantuar në Bujnaoc, në Panairin e 6-të tradicional, produktet e tyre bujqësore dhe ndërtimore
Në qytetin e Bujanocit në Luginën e Preshevës, për të gjashtën herë me radhë, është hapur Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Potencialeve Investuesve, ku po marrin pjesë edhe pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia. Më shumë se 60 kompani kanë prezantuar produktet e tyre.
Në këtë panair tradicional, për herë të parë kanë prezantuar produktet e tyre edhe gratë me prodhimet artizanale, që kanë gëzuar kërshërinë e të pranishmëve me këndin ‘’Duart e vyeshme’’.
Në panairin e Bujanocit janë duke marrë pjesë 62 ndërmarrës, ndërsa tetë prej tyre janë nga Kosova, pesë nga Maqedonia . ndërsa 49 të tjerë janë biznese të cilat vijnë nga Lugina e Preshevës si dhe nga vendet e ndryshme të Serbisë.
Prefekti i Bujnaocit, Nagip Arifi në hapjen zyrtare të Panairit, tha se kjo është mundësia më e mirë për të prezantuar produktet dhe për të lidhe ura afarizmi me Luginën.
“Duke pasur si synim kryesorë zhvillimin ekonomikë dhe duke parë rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme këtë vit kemi bërë ndryshime që në këtë panair të bujqësisë të përfshihen edhe disa ndërmarrje tjera”, tha Arifi raporton Titulli.
Pjesëmarrjen e lartë të kompanive të ndryshme nga rajoni, Arifi e sheh si rezultat të drejtpërdrejtë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka nënshkruar me Odat Ekonomike të shteteve fqinje.
Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtoresha për Zhvillim të Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, Biljana Stankoviq, e cila tha se në Bujanoc po marrin pjesë më shumë se 13 komuna të këtyre rretheve.
“Bashkëpunimin e qendrës sonë me Komunën e Bujanocit përveç institucioneve vendore atë e njohin edhe ato ndërkombëtare”, u shpreh ajo gjatë hapjes së Panairit.
Angazhimin e kësaj komune për të vazhduar me zhvillimin ekonomik duke hapë edhe Panaire e përshëndeti edhe Drejtori i projektit të USAID-it për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal, Howard Ockman.
Në hapjen e panairit morën pjesë përfaqësues nga Oda Ekonomike e Serbisë, Oda Ekonomike e Kosova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, nga Dhoma e tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Beograd, institucioneve shtetërore e organizatave donatore.
Panairi do të jetë i hapur deri të mërkurën (29 maj), ndërsa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe ligjërata me tema të ndryshme nga shërbimi i bujqësisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











