Lajme
Konferencë që promovon paqen fetare
Në një video mesazh, Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe shprehu optimizëm se besimi mund të jetë një forcë pozitive për paqen
Për të arritur paqen në mes njerëzve, nuk mjafton vetëm komunikimi me miqtë, por duhet domosdoshmërisht të komunikohet edhe me armiqtë. Kështu vlerëson Donald Reeves, themelues i organizatës “Soul of Europe”, në seancën e dytë të “Konferencës Ndërfetare” që u mbajt në Kosovë.
Në konferencë e cila po zhvillohet në Pejë, pjesëmarrësit nga gjithë bota e vlerësuan diversitetin fetar dhe kulturor në Kosovë.
Reeves kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të shkëmbejnë njohuritë e tyre dhe t’u japin një mesazh të vetëm brezave të ardhshëm.
Këto mesazhe, siç raporton Ministra kosovare e Punëve të Jashtme, do të mblidhen dhe do të botohen në një libër të vogël të urtësisë që do t’u dërgohet pjesëmarrësve të konferencës por edhe aktorëve tjerë.
Me një video mesazh Konferencës iu drejtua edhe Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe dhe themelues i Fondacionit të Besimit “Tony Blair”, i cili shprehu optimizëm se besimi mund të jetë një forcë pozitive për paqen.
Duke pasur parasysh përvojën e tij në lidhje në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Irlandën e Veriut, ku dallimet buronin nga dy nacionalizma të kundërvënë, Blair luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e paqes në Kosovë.
Duke folur në konferencë, profesori Ian Linden, këshilltar i lartë pranë Fondacionit të Besimit Tony Blair, foli për sfidat e sotme në Kosovë dhe në mbarë botën.
Ai shtjelloi aktivitetet aktuale për rritjen e njohurive fetare që po zhvillohen në Kosovë, si pjesë e programit të fondacionit gjegjës, në 20 shtete, përfshirë Pakistanin dhe Indonezinë, etj.
Gjatë seancës së panelit që pasoi, dhe diskutimit dinamik, i cili zhvillohej sipas rregullave Chatnam House, pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre mbi një varg temash, duke përfshirë teoritë dhe praktikat e dialogut.
Organizata bamirëse “Soul of Europe”, dhe Balkan Institute kanë koordinuar realizimin e konferencës Ndërfetare. Ndërsa Qeveria e Kosovës, Ambasada Britanike, Ambasada Norvegjeze, Fondacioni i Besimit Tony Blair, UNDP dhe Këshilli Britanik janë sponsorët e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











