Lajme
Kosova ndalon duhanin!
Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi Ligji që sanksionon pirjen e duhanit nëpër zona të mbyllura dhe nëpër transport publik. Sipas ligjit, kush zihet në flagrancë “pagua gjobën”
Nga sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, Ligji i ri mbi kontrollin e duhanit, i cili ndalon rreptësisht pirjen e duhanit në zona të mbyllura si dhe ekspozimin e pakove të duhanit nëpër të gjitha lokalet afariste. Ky ligj parashikon edhe gjoba të larta për ‘kapadainjtë” që thyejnë ligjin.
Me këtë ligj, në të gjitha vendet publike të mbyllura, në vendet e punës dhe mjetet e transportit publik, ndalohet pirja e duhanit.
Ndërkaq, personi fizik i cili shkel ligjin duke pirë duhan në vendet publike ku është e ndaluar pirja e duhanit, gjoba do të jetë 50 euro. Nëse një person nuk vendos shenjën “Ndalohet pirja e duhanit”, në hapësirën që ai menaxhon, atëherë për këtë person vlera e gjobës do të jetë nga 500 deri në 3000 euro.
Ndërkaq nëse personi juridik-subjekti afarist, nuk respekton ligjin e duhanit, atëherë ai mund të dënohet deri në 20 mijë euro.
Në funksion hyjnë dy ligjet, ai anti-duhan dhe Ligji i Shëndetësisë
Përveç ligjit anti-duhan, sot ka hyrë në funksion edhe Ligji i shëndetësisë. Për ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, këto dy akte ligjore janë të arriturat më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Sipas tij, këto ligje kanë ardhur si rezultat i punës dyvjeçare të mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë
Ai u shprehur i bindur se këto të dy ligje do të zbatohen në përpikëri dhe se sipas tij, dikasteri që ai e udhëheq është e përkushtuar që ligjet t’u zbatojë.
“Ligji për kontrollin e duhanit do të paraqesë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë. Zbatimi i këtij ligji për një arsye të thjeshtë, sepse e dimë se nëpërmjet zbatimit të këtij ligji do të kontribuojmë në masë të madhe në parandalimin e shumë sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare”, tha ai.
Në anën tjetër, Shpëtim Spahija nga organizata joqeveritare KADC, si dhe njëri ndër përpiluesit e ligjit mbi kontrollin e duhanit, është shprehur i bindur se ky ligj të zbatohet menjëherë me ndihmën e qytetarëve për zbatimin e këtij ligji.
“Unë prej sot pres që institucionet të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji do të ma mundësojnë që unë të marrë frymë lirshëm. Por, gjithashtu pres edhe një mobilizim të gjithë qytetarëve për të mundësuar një ambient më të shëndetshëm”, deklaroi ai.
Ibrahim Tërshnjaku është inspektor sanitar. Ai ka thënë se në ditët e para nuk mund të pritet që ligji të zbatohet 100 për qind, por që nga sot do të fillohet inspektimi i objekteve afariste dhe informimi i tyre lidhur me ligjin në fjalë.
Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla ka thënë, ndërkaq se Ligji për kontrollin e duhanit duhet të fillojë të zbatohet që nga 22 maji. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të ky ligj të mos zbatohet.
“22 maji paraqet një datë historike për shëndetësinë publike të Kosovës. Ligji për kontrollin e duhanit koha dhe e ardhmja e afërt do ta dëshmojë se sa përfitime do të kenë qytetarët e Kosovës si rezultat i zbatimit të këtij ligji. Do të kenë së pari dobi shëndetësore, ekonomike të mjedisit dhe sociale”, tha ai, citon REL.
Kosova ka 500 mijë duhanpirës
Ndryshe, sipas një përllogaritje, kosovarët shpenzojnë rreth 2300-2500 cigare për kokë banori në vit. Kjo shifër është aproksimative edhe me vendet tjera të rajonit.
Serbia është e para me 2861 cigare për kokë banori; Bullgaria 2822; Greqia 2795; Rusia 2786; Moldavia 2479; Ukraina 2401; Sllovenia 2369; BH 2278; Belorusia 2266; Mali i Zi 2157…
Faik Hoti është zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai me herët ka deklaruar për albinfo.ch, se rreth 30 për qind e popullit të Kosovës janë duhanpirës aktiv. “në Kosovë llogaritet të ketë rreth 500 mijë duhanpirës”, tha Hoti, sipas të cilit, rreth 37 për qind e të gjithë nxënësve kanë pirë cigare ndonjëherë.
Sipas disa statistikave të tjera, 21 për qind e shtatzënave konsumojnë duhanin, kurse 54 për qind e të porsalindurve, siç tha Faik Hoti, i ekspozohen pirjes së duhanit në ambiente familjare “Sipas UNICEF-it, 18.6 për qind e nxënësve të anketuar të shkollave të mesme, pinë nga 10 cigare brenda 24 orëve”, tha ai.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










