Lajme

Maqedoni, fshihen sulmet ndëretnike

Komiteti maqedonas i Helsinkit konsideron se autoritetet e Shkupit po e minimizojnë rritjen e krimeve dhe urrejtjes ndëretnike

Komiteti maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ngriti zërin kundër minimizimit të krimeve të frymëzuara nga urrejtja etnike dhe fetare në Maqedoni. Sipas këtij komiteti, autoritetet në Shkup kanë injoruar dhe madje edhe fshehur rritjen e dhunës ndëretnike në këtë shtet.  

Një studim i ri, Komiteti maqedonas i Helsinkit, tha se autoritetet po minimizojnë një rritje të krimeve të urrejtjes, të kryera kryesisht për arsye fetare ose etnike, në të cilat përfshihen maqedonasit etnikë dhe shqiptarët.

Sulmet ndaj homoseksualëve dhe lesbikeve janë gjithashtu të zakonshme, raporton JNK.

“Ne e ndiejmë një tendencë për këto akte të kamufluara si “dhunë”. Për më tepër, dështimi për të njohur këto akte [si krimet e urrejtjes] ka një tendencë për fshehje që pikturon një tablo të gabuar të situatës”, deklaroi drejtuesja e komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Studimi përmend shembullin e një 13-vjeçari shqiptar, i cili ishte therur me thikë pas refuzimit për të puthur një kryq, një krim i paregjistruar nga institucionet maqedonase si i lidhur me urrejtjen.

Studimi thotë se në tre vjetët e fundit vetëm 14 raste të krimeve të urrejtjes kanë qenë të regjistruara në gjykatat në të gjithë vendin. Dënimi maksimal i dhënë ishte pesë muaj burg, ndërsa autorët shumica u liruan me kusht.

“Kjo shifër nuk përkon me realitetin në Maqedoni”, tha Voisllav Stojanovski, këshilltar ligjor për komitetin. “Edhe kur kryesit janë zbuluar, ata janë duke u akuzuar për “dhunë”, jo për kryerjen e një krimi të urrejtjes, i cili është një formë e krimit të rëndë”, deklaroi ai.

Sipas këtij institucioni për të drejtat e njeriut, vetëm në dy muajt e fundit, pasi protestat etnikisht të motivuara shpërthyen në Shkup gjatë marsit, ka pasur të paktën 35 raste të krimit të urrejtjes. Shumica e këtyre rasteve ndodhën në autobusë publikë, gjatë kthimit të nxënësve nëpër shtpi.

Ky komunitet përmend prostatën e huliganëve maqedonas kundër emërimit të Talat Xhaferit, një ish-komandanti të UÇK-së me etni shqiptare, si ministrin e ri të mbrojtjes. Një ditë më pas, përleshjet u shkallëzua kur shqiptarët dolën në rrugë në një kundër-protestë.

Ndryshe, në vitin 2001, Maqedonia kaloi nëpër një konflikt jetëshkurtër të armatosur mes forcave të sigurisë dhe rebelëve shqiptarë etnikë. Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila garanton të drejta më të mëdha për shqiptarët. Marrëveshja është zbatuar vetëm parcialisht.