Lajme
Westerwelle inkurajon palët për zbatim të marrëveshjes
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle tha se nëse Prishtina dhe Beogradi e zbatojnë marrëveshjen, ai do t’i rekomandoj Bundestagut që t’ua hap rrugën e integrimit
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle inkurajoi lidershipin në Beograd dhe Prishtinë për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq më 19 prill. Ai tha se zbatimi i marrëveshjes i hap dyert e integrimit.
Ministri Westerwelle tha se do t’i jap mendim pozitiv Bundestagut dhe Qeverisë gjermane lidhur me çështjen e dhënies së datës për fillimin e negociatave të Serbisë në qoftë se do të ketë rezultate të prekshme në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Duke folur mbi zbatimin e marrëveshjes, ai theksoi në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb, Ivica Daçiq se Serbia mund t’i bëjë mirë Evropës por edhe Evropa Serbisë.
“Prandaj është e rëndësishme që në këto orë historike të merren vendime të drejta. Marrëveshja e 19 prillit mund të quhet historike, por tash është me rëndësi që të gjendet dakordimi mbi zbatimin dhe të jenë të prekshëm hapat e parë konkret të zbatimit“, tha Westerwelle.
Ndërsa kryeministri serb, Daçiq tha se Serbia nuk ka më kohë për pritje dhe çdo shtyrje e vendimit mbi datën për fillimin e negociatave me BE mund të ketë pasoja katastrofale për të ardhmen e saj.
“Është me rëndësi jetike për Serbinë që ta marrë datën për fillimin e negociatave, jo pse dikush arbitrarisht dëshiron të shkojë drejtë BE veç për shkak se kjo i duhet popullit tonë dhe shtetit i cili gjatë disa dekadave të shkuara është në ngecje në raport me shtetet tjera të rajonit”, tha Daçiq raporton RTK.
Ai ceku se vizita e tij është “gjest i inkurajimit” dhe shtoi se e kupton se nuk kihet të bëhet për diskutimet e thjeshta në Serbi. “Rastet e tilla historike nuk ofrohen shpesh dhe kur ofrohen duhet të shfrytëzohen”, rekomandoi ai dhe iu falënderua në veçanti kryeministrit Daçiq për guximin dhe liderizmin që ka treguar.
Shefi i diplomacisë gjermane, vizitën e vazhdoi në Prishtinë, me të njëjtat sinjale dhe mesazhe. Në një konferencë për media që zhvilloi bashkë me kryeministri Hashim Thaçi. Westerwele tha se marrëveshja e datës 19 prill, është një marrëveshje më rëndësi të veçantë, dhe ndoshta një ditë do të quhet marrëveshje historike.
“Ne jemi të bindur se një zhvillim paqësor i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është vetëm në interes të qytetarëve të dy vendeve tuaja, por edhe gjithë hapësirës evropiane”, tha ai.
Kjo marrëveshje, sipas tij, ka gëzuar një mbështetje mjaft të gjerë jo vetëm në Parlamentin e Kosovës, por edhe në opinionin publik, prandaj, sipas Westerwelle, është një pikë kthese e gjithë historisë së rajonit, gjithë historisë së Evropës Juglindore.
“Pas marrëveshjes së arritur tani kalohet në hapat e zbatimit të saj, në mënyrë që të tregohet pikërisht para mbledhjeve të rëndësishme të BE-së, se si është zbatuar marrëveshja në hapa konkret. Kjo zbatueshmëri duhet të jetë e dukshme për të gjithë pjesëmarrësit”, paralajmëroi Westerwele.
Si Republikë Federale e Gjermanisë, ai tha se do të angazhohet në nivel ndërkombëtar për njohjen e Kosovës. “Ne e mbështesim Kosovën në objektivat e saj për konkurruar në forumet ndërkombëtare”, tha ai duke rikujtuar se Berlini zyrtar mbetet partneri i rëndësishëm i Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ndërsa kryeministri Thaçi u shpreh optimist se në takimin e të martës që mbahet në Bruksel do ta arrihet marrëveshja për zbatim.
“Jam optimist dhe me shpresë se nesër do të arrihet edhe marrëveshja për implementim dhe do të shohim hapat konkret të ndryshimit të gjendjes edhe në terren, natyrisht hap pas hapi, në mënyrë graduale, me vullnetin e institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve në veri, në mënyrë që të jetojmë një jetë të re, të përbashkët”, tha Thaçi.
Ndryshe, të martën në Bruksel, takohen dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, për të caktuar një plan për zbatimin e marrëveshjes së prillit.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












