Lajme
Fusnota pa efekt, në Ohër pa simbole
Për shkak të presidentit serb Nikoliq, Samiti i Ohrit pritet të mbahet sipas Modelit “Gymnih”, në të cilin palët marrin pjesë pa simbole shtetërore
Marrëveshja për “fusnotën” që ishte arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, në asnjë takim nuk është aplikuar. Prandaj për t’iu shmangur pakënaqësive dhe bojkoteve, Samiti rajonal i Presidentëve i parashikuar të mbahet në Ohër, do të organizohet sipas modelit të Gymnihut.
Modeli “Gymnih” të cilin planifikon ta zbatojë presidenti Georgi Ivanov në takimin e presidentëve dhe ministrave të jashtëm, eliminon simbolet shtetërore, duke iu dhënë rast liderëve të ulen në tryezë pa simbole shtetërore.
Samiti rajonal i Presidentëve dhe të Ministrave të Jashtëm, bashkon në një samit liderët e shteteve të Evropës juglindore, me qëllim që të promovohet dhe forcohet bashkëpunimi rajonal.
Mirëpo për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, në këtë rast liderët serbë kanë refuzuar edhe takimet ku kanë marrë pjesë liderët kosovarë. Prandaj takimi i liderëve ka bashkuar vetëm presidentët e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, por jo edhe të Serbisë.
Që përfaqësimi i Kosovës të mos jetë problem, Prishtina dhe Beogradi në takimet e Brukselit, janë marrë vesh, që në takimet rajonale ku përfaqësohet edhe Kosova, të vendoset një fusnotë “Kosova*”. Në fusnotë shkruan Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Mirëpo, pavarësisht kësaj marrëveshje, “Kosova*” tkurr nuk ka dhënë efekt, në asnjë takim rajonal, sepse Serbia sërish ka refuzuar pjesëmarrjen e Kosovës në takime të tilla.
Ndërkaq, sipas modelit të Gymnihut, përfaqësimin në Samit i pjesëmarrësve do të bëhet pa simbole shtetërore, nuk do të merret asnjë vendim, ndërsa takimi do të përfundojë pa ndonjë deklaratë të përbashkët të Presidentëve dhe të Ministrave të vendeve të rajonit.
Deri më tash është konfirmuar se Kosova do të përfaqësohet në këtë Samit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa ende nuk është sqaruar deri në fund pjesëmarrja e Presidentes Atifete Jahjaga dhe Shefit të Serbisë, Tomisllav Nikolic.
“Nuk ka ende ftesë për Presidenten”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes Jahjaga, raporton “Express”.
Ndërkohë, burime ndërkombëtare kanë thënë se kabineti i Presidentit të Maqedonisë, George Ivanov është duke negociuar pjesëmarrjen e Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të Presidentes së Kosovës.
Ndryshe, Samiti i Ohrit mbahet më 1 dhe 2 qershor. Pjesë e takimit të Ohrit do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule dhe Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq ndërsa temat e Samitit janë ulja e rreziqeve nga katastrofat dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












