Lajme
Kosova pa sistem funksional hekurudhor
Për shkak të infrastrukturës së dobët, shpejtësia më e madhe e lejuar në hekurudhat e Kosovës është 80 km/h. Aktualisht në Kosovë funksionojnë vetëm dy linja
Infrastruktura hekurudhore në Republikën e Kosovës vazhdon të mbetët pak e shfrytëzueshme dhe shumë pak operacionale. Derisa në vendet tjera është transporti më i shfrytëzuar për bartjen e njerëzve dhe mallrave, në Kosovë trenat mbesin kategoria e fundit e kosovarëve.
Mosshfrytëzimi i trenave bëhet për shkak të traditës, por edhe linjave të limituara të trenave nëpër Kosovë. Aktualisht janë dy relacione të trenave, njëri lidhë Fushë-Kosovën dhe Hanin e Elezit dhe Shkupin, ndërsa relacioni tjetër është, Prishtinë-Pejë.
Një linjë tjetër e cila ka funksionuar nga Fushë-Kosova për në Mitrovicë është ndërprerë për shkak të problemeve politike në veriun e Kosovës. Ndërkaq për shkak të infrastrukturës së dobët, shpejtësia e lejuar në hekurudhat e Kosovës është maksimum 80 kilometra në orë.
Duke e konsideruar si transportin më të lirë të njerëzve dhe mallrave, qytetarët megjithatë e konsiderojnë të domosdoshëm funksionimi i infrastrukturës hekurudhore brenda territorit të Kosovës.
Në anën tjetër, zyrtarë të Hekurudhave të Kosovës, thonë për REL se mundësitë buxhetore vetanake për investime, apo rehabilitim të infrastrukturës fizike, mungojnë. Por, sipas tyre, gjendja e infrastrukturës është e pranueshme dhe mirëmbahet sipas standardeve të kërkuara.
Valton Ahmetgjekaj, është student nga Gjakova. Ai konsideron se hekurudhat kanë një rol të rëndësishëm për udhëtim. Valoni thotë se për shkak të çmimit të lartë të biletave në autobus dhe numrit të madh të udhëtarëve, është i detyruar që shumë rrallë të vizitojë familjen e tij.
“Unë mendoj se hekurudhat kanë një rol të madh për udhëtim, pavarësisht se në cilin rajon të Kosovës. Treni ka funksion më të mirë, sepse treni ka hapësirë më shumë. Tash është më mirë të udhëtohet me tren, ne si studentë, po udhëtojmë shumë rrallë, për shkak të çmimeve të larta të biletave dhe po ka shumë tollovi në autobus”, thotë ai.
Në anën tjetër, Agron Thaçi, drejtor ekzekutiv në Hekurudhat e Kosovës, thotë se infrastruktura hekurudhore në vend, vlerësohet e mirë krahasuar me vitet e pasluftës, por jo në nivelin e dëshiruar.
Ai, madje, thekson mungesa e mjeteve financiare është arsye e mosriparimit të tyre, por që siguria është në nivelin e duhur.
Megjithatë, Thaçi, tregon se tashmë janë duke zhvilluar negociata me ekzekutivin e vendit dhe institucionet financiare ndërkombëtare, konkretisht me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e komunikacionit hekurudhor, dhe shpresohet se brenda këtij viti do të ketë një përparim të ndjeshëm.
“Të fillohet hartimi i projekteve për rehabilitimin e linjave me prioritet. Ndërsa, them se në qershor të këtij viti, pritet që të aprovohet nga Komisioni Evropian një fond prej 1.5 milion eurosh, për hartimin e projekt-dizajnit për rehabilitimin e linjës Fushë-Kosovë- Hani i Elezit”, tha Thaçi.
Ndërkaq, me Bankën Botërore zyrtarë të hekurudhave janë duke biseduar për të gjetur mundësinë për rehabilitimin e linjës Prishtinë- Podujevë.
“Nëse mendoni për linjat që janë ekzistues por që nuk janë në funksion, siç është linja Prishtinë – Podujevë, atëherë ne jemi duke biseduar me Bankën Botërore dhe pritet që brenda disa muajsh të kemi rezultate konkrete se a do të shkohet me rehabilitimin e linjës apo do të shkojmë sipas prioriteteve”, shpjegon Thaçi.
Hekurudhat e Kosovës bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës, përveç Gjakovës dhe Gjilanit
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











