Lajme
Thyhen tabutë për homofobinë në Kosovë
Komuniteti LGBT ka ekzistuar në Kosovë prejse ka ekzistuar Kosova, jo vetëm si shtet, por edhe si hapësirë gjeografike, tha Mirvete Bajrami, një prej anëtareve të komunitetit LGBT
Për hërë të parë që nga paslufta dhe instalimi i pluralizmit dhe demokracisë në Kosovë, institucionet vendore dhe komuniteti LGBT kanë shënuar ditën e homofobisë. Pjesëtarët e këtij komuniteti u ankuan për shkeljen e të drejtave të tyre.
Për të drejtat e komunitetit LGBT (lesbik, homoseksual, transeksual dhe transgjinor) diskutuan edhe autoritete kosovare. Pavarësisht se kjo temë për vite të tëra është konsideruar tabu, kësaj radhë ajo është hapur, ndërsa “sheshit” ka ndalur edhe pjesëtarët e këtij komuniteti.
“Komuniteti LGBT ka ekzistua në Kosovë prejse ka ekzistuar Kosova, jo vetëm si shtet, por edhe si hapësirë gjeografike”, tha Mirvete Bajrami, një prej anëtareve të komunitetit, në një tryezë organizuar për LGBT-në.
Drejtori i Zyrës për qeverisje të mirë, në kuadër të kryeministrisë së Kosovës, Habit Hajredini, tha se ky komunitet është i detyruar të jetojë në hije, me frikën, se zbulimi i identitetit të tyre të vërtetë, do të çojë në përjashtimin nga familja, shoqëria, humbja e respektit, apo edhe humbja e vendit të punës.
“Edhe pse qytetarët, me theks të veçantë të rinjtë, janë pro-evropianë dhe janë të hapur ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, vërehet se ka një ndjenjë të theksuar paragjykimi, e urrejtje ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual”, theksoi Hajredini, raporton REL.
Ndryshe, Kosova është vendi i parë në rajon, i cili ka hartuar dhe miratuar Ligjin kundër diskriminimit qysh në vitin 2004.
E, për këtë fakt, ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku, tha se është krenare që Kosova mbron barazinë para ligjit.
“E vërteta, me të cilën ballafaqohemi çdo ditë na kujton se ky ideal, për të cilin jemi zotuar më 17 Shkurt, ditën kur kemi shpallur pavarësinë e Republikës sonë të re, ende është larg së realizuari. Është e papranueshme që në vendin më të ri në Evropë, me popullatën më të re, e cila do të duhej të ishte më e hapura, ka ende dhunë dhe diskriminim mbi baza të orientimit seksual”, theksoi Çitaku.
Edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi u angazhua për të drejtat e këtij komuniteti. “Ne nuk jemi mësuar të dëgjojmë se e kemi motrën, vëllanë, vajzën, ‘mozomakeq’ shoqen, të atij komuniteti sepse ata nuk kanë guxuar të deklarohen”, tha Kurteshi.
Mirvete Bajrami sqaroi se komuniteti lesbike, gej, biseksual dhe transgjinor, nuk gëzon mbrojtje ligjore në Kosovë, meqë me Kushtetutën e Kosovës vetëm orientimi seksual njihet si e drejtë, por jo edhe identiteti gjinor.
Sipas saj, kjo hallkë e munguar në zinxhirin juridik të vendit, bën që ata që abuzojnë me të drejtat e komunitetit LGBT, të ikin pa ndëshkuar.
“Përderisa personat, të cilët për çdo ditë i sulmojnë, i abuzojnë komunitetin LGBT nuk janë të dënuar në gjyq dhe me burgim, ky diskriminim nuk do të ndalet”, u shpreh Bajrami.
Ndryshe, sipas të dhënave që paraqiti Bajrami, në Kosovë janë mbi 1000 anëtarë të komunitetit LGBT, të cilët janë pre e sulmeve të vazhdueshme.
“Prej vitit 2005 e deri më tani, kemi pasur 2 vrasje të anëtarëve të komunitetit, kemi pasur më shumë se 20 rrahje fizike, 3 persona që janë larguar nga shtëpia dhe shumë prej tyre nuk kanë ku të shkojnë”, bëri të ditur Bajrami.
Ndryshe, disa muaj më parë, Revista 2.0 e cila pasqyroi në njërën nga botimet e saj komunitetin LGBT, u bë preh e sulmeve të disa vandalistëve. Ata hynë në sallën ku po bëhej promovimi duke demoluar të gjitha gjërat përcjellëse të promovimit.
Kundër kësaj u deklaruan të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












